E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

APR feston 1-vjetorin

APR feston 1-vjetorin

apr

Sot APR mbushi 1 vit nga dita e krijimit zyrtar. Kanë qenë 12 muaj intensive përpjekjesh e pune për ndërtimin e një organizate sa më efektive në shërbim të misionit. Falenderojmë të gjithë, ekipin, kolegët e Bashkisë Tiranë, partnerët e bashkëpunëtorët – në veçanti Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, Zv/Kryetarët dhe Drejtorët e Bashkisë Tiranë si edhe Këshillin Bashkiak të kryeqytetit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Shpresojmë se kemi justifikuar fondet publike të taksapaguesve për APR dhe pritshmëritë e Bashkisë Tiranë për sektorin ku operojmë. Nga nesër APR hyn në vitin e dytë, padyshim me ambicie më të larta dhe me përgjegjësi e vetëdije maksimale se sa shumë ka për të bërë dhe se sa më shumë pritet nga ne!