E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Lajmet e Fundit

Heronjtë e përditshmërisë nuk mund të mos ishin pranë nesh edhe në ngjarjen më të rëndësishme sportive të qytetit, siç ishte Maratona e Tiranës! Dhe Melsi Haluli nga Task Forca e APR është njëri prej tyre, i cili ndërpreu lejen shëndetësore pas një ndërhyrje kirurgjikale, për të dhënë ndihmën e tij konkrete në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti!

Eksplorojmë “Ngjyrat e parkut” me nxënësit e Shkolla Jopublike KRISTAQ RAMA në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës! Shfrytëzojmë “Muajin e ecjes”, si një mundësi për të afruar pranë natyrës jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Ndaj një ecje në park bën gjithmonë mirë, për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe për të biseduar, ndërkohë që ndihmojmë dhe natyrën!

#DhuroPemëPërTiranën #AprBashkiaTiranë #InstitutiIFondacionitIvanaj Një pemë dhuratë Parkut të Madh të Liqenit, si një simbol i jetës, vazhdimësisë dhe rritjes! Kështu vendosi të festojë përvjetorin e tij të katërt në Tiranë, Instituti i Fondacionit Ivanaj, i cili parashikon një të ardhme me më shumë mbështetës dhe përfitues të rinj në fushën e arsimit dhe kulturës. Faleminderit miq të parkut, natyrës dhe shqiptarëve!

Dhe pasi ndërtuam shtëpitë e reja për zogjtë e Parkut të Madh, ndamë me njeri-tjetrin dhe shumë informacion mbi llojet e shpendëve autoktonë e ata shtegtarë! Në Ditën Botërore të Zogjve Shtegtarë, APR, AOS Tirana dhe Shkolla "New York" u bënë bashkë në një aktivitet mjedisor edukues dhe rekreativ në Parkun e Liqenit, i cili ndër të tjera shërbeu dhe si një ftesë për të rritur ndërgjegjësimin qytetar, sidomos te të rinjtë për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta në mbrojtje

Ne kemi nevojë për pemë tani më shumë se kurrë, pasi ato janë jetësore për ajër më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm! Ndaj dhe familja Gjylbegaj, në kujtim të Prof. Dr. Ilir Gjylbegaj iu bashkua nismës tonë "Dhuro pemë për Tiranën", duke mbjellë një pemë në Parkun e Madh. Për më shumë informacion rreth kësaj nisme, klikoni në: https://aprtirana.al/dhuro-peme-per-tiranen-2021-2022/

#DhuroPemëPërTiranën #AprBashkiaTiranë Një pemë e re i shtohet Parkut të Madh të Liqenit! Në kujtim të fizikantit, njëkohësisht qytetarit shembullor Artan Siliqi, familjarë të tij na u bashkuan në nismën "Dhuro pemë për Tiranën", duke mbjellë në park, në emër të jetës dhe në respekt të saj! Për t'u bërë pjesë e një prej nismave tona më të bukura e më të përkrahura nga qytetarët, ndiqni linkun: https://aprtirana.al/dhuro-peme-per-tiranen-2021-2022/