E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Lajmet e Fundit

Nisur nga interesimi i madh i qytetarëve për të vizituar Zoo Park Tirana, bëjmë me dije se: Zoo Park Tirana është i hapur nga e Marta në të Dielë, ora 09:00-20:00. Hyrja e fundit në Zoo Park Tirana është në ora 19:30. Biletaria mbyllet në orën 19:30. Gjatë javës, ora 14:30-16:30 si dhe ditën e Hënë, Zoo Park Tirana është i mbyllur. Për më shumë informacion: [email protected]

Jeni gati për Kopshtin Zoologjik kalamaja? Ditën e shtunë, në 4 Qershor , meqë është fundjavë dhe të gjithë e kemi pushim, merrni prindërit, gjyshen, gjyshin ose një shok apo shoqe , dhe ejani të shohim të gjithë bashkë kafshët e mrekullueshme. Do të mësojmë shumë gjëra të reja, por edhe do të luajmë. Ju pres me padurim!

Tiranathlon - Nga Liqeni i mrekullueshëm i Farkës, me garën sportive plot emocione dhe adrenalinë, në not, vrap dhe çiklizëm. Fitoftë më i miri! Forca! Tiranathlon - Ceremonia e ndarjes së çmimeve! Nga Liqeni i mrekullueshëm i Farkës, me garën sportive plot emocione dhe adrenalinë, në not, vrap dhe çiklizëm .Fitoftë më i miri! Forca!

Krenarë për vlerësimet që APR mori për organizimin e fan zone të tifozëve të Romës në Amfiteatrin e Tiranës për finalen e Conference League! Mëse e merituar Çertifikata e Mirënjohjes për Drejtorin e Parkut, Neshat Çela, nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Kaluam me sukses një event kaq të rëndësishëm ndërkombëtar, të gatshëm për të tjera sfida në të ardhmen!