Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me EDS Foundation, AKZM dhe UNDP bashkojnë ide, për t’i dhënë Jehonë Ditës së Maleve – Dajti N’Fest 2017.

Aktiviteti fillon në mëngjesin e datës 9 Dhjetor e vazhdon deri të Dielën, 10 Dhjetor.

Dajti N’Fest – Dita I (9 Dhjetor)

Gara profesionste me Mountain Bike “Downhill” dhe motoçikleta, “Enduro-Dual Track”. DJ, festë kampionësh të sporteve outdoor. Qindra të apasionuar të aventurës mbushin me adrenalinë Dajtin!

Dajti N’Fest – Day II (10 Dhjetor)

Në datën 10 Dhjetor sjellim një sërë aktivitetesh kulturore me veshje tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme, muzikë e valle tipike të trojeve të Shqipërisë sonë, si dhe mësime gatimi me zairetë e mrekullueshme të malit e dimrit.

Shëtisim e sodisim:
– Logun e këngës (këngë, valle, muzikë etj).
– Logun e gatimeve tradicionale (kaçamak, buka e borës, bylmet n’dybek, hirra e tamlit, mishi i rregjun, rakia e mjaltit).
– Logun me Erna & Erza (bimë medicinale, vajra, çajra, aroma).
– Logun e zejeve (avlemend, artizanat, mulli guri).
– Logun Doke dhe Zakone (Marrja e Nuses, Kanga e Krushqve, Oda grave, Oda e Trimave).
– Grigja e dhenve.

Gjithashtu, në datë 10 Dhjetor do zhvillohet…

Për artikullin e plotë vizitoni: http://27.al/dajti-nfest-jehone-dites-se-maleve-film/