kolazh komunikate hekal

Këtë fundjavë aksioni i mbjellve u zhvendos në Hekal, një nga ekonomitë pyjore më të dëmtuara nga zjarret e vitit të kaluar. 2000 fidanë pishe, dhuratë e GreenFarm, u mbollën për t’i rikthyer shpresën dhe gjelbërimin kësaj zone pikërisht në këtë ditë të shënuar për mjedisin dhe mirëmbajtjen e pyjeve. Mënyra më e mirë për të kremtuar 95 vjetorin e krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar dhe ditën e pyllrojtësit.

Falenderojmë vullnetarët e aktivistët e Green Line AlbaniaEcovolisBike Club TiranaFakulteti i Veprimtarise Fizike dhe RekreacionitUniversiteti Bujqesor i Tiranes – Fakulteti i pyjeveStudenti TaekwondoKryqi Kuq ShqiptarQendra Stefan / The Stephen Center Restaurant dhe stafeve të Nj. Adm. Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, të rinj e të reja që na u bashkuan në mbjelljen e fidanëve! Një falenderim i veçantë dhe për artistin e mirënjohur, Olen Cesari!

        Tiranë, 27 Janar 2018