When:
5 Dhjetor, 2017 @ 10:00 – 13:00 Europe/Tirane Timezone
2017-12-05T10:00:00+01:00
2017-12-05T13:00:00+01:00
Where:
Zoo Park
Tiranë
Shqipëria
1 Ditë Vullnetarizmi në ZOO PARK @ Zoo Park | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Vullnetarizmi nuk është profesion, vullnetarizmi është një vlerë e shtuar e çdo shoqërie të zhvilluar. Duke vullnetarizuar ne kontribuojmë të gjithë për komunitetin në të cilin duam të jetojmë çdo ditë.

Në 5 Dhjetor me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit, Green Line Albania, APR Tirana dhe Vullnetarët e Kopshtit Zoologjik organizojnë aktivitetin:

“1 Ditë Vullnetarizmi në ZOO PARK”.

Gjatë aktivitetit të gjithë vullnetarët do të trajnohen nga stafi i Zoo Park mbi punët e përditshme dhe përkujdesin ndaj kafshëve. Më pas vullnetarët do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre në:

• Pastrimin e territorit brenda dhe jashtë Zoo Park
• Pastrimin e vendqëndrimit të kafshëve
• Sistemimin e logjistikës
Ushqimin e kafshëve

Mos harroni të merrni me vete fëmijët, miqtë tuaj, buzëqeshjen dhe dëshirën e mirë për t’u kujdesur për kafshët.

P.S. Nëse nuk jeni regjistruar akoma si Vullnetar i Kopshtit Zoologjik, klikoni linkun më poshtë dhe bashkohuni me skuadrën tonë!
ZOO Park Volunteers: https://goo.gl/forms/SEsvNp08YSJQ7fHF3