When:
20 Qershor, 2017 @ 21:00 – 22:30 Europe/Tirane Timezone
2017-06-20T21:00:00+02:00
2017-06-20T22:30:00+02:00
Where:
Reja
Para Galerisë Kombëtare
10 Netë të Kinemasë Italiane @ Reja | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Edicioni i dytë i përmbledhjes kinematografike verore.

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Bashkinë e Tiranës prezantojnë edicionin e dytë të përmbledhjes kinematografike verore me titull 10 Netë të Kinemasë Italianë.

Festivali do të fillojë më 30 maj 2017 dhe për dhjetë të marta rresht do të shfaqen, pranë instalacionit Reja.al, filma italianë në gjuhën origjinale me titra në gjuhën shqipe.

Nisma, e frymëzuar nga i njëjti shpirt që animoi mbrëmjet e edicionit të parë, synon të ofrojë një mundësi për t’u takuar dhe argëtuar, për të rinj dhe të vjetër, që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës me qëllim që të promovojë kinemanë bashkëkohore italiane pothuajse jo e pranishme gjatë pjesës tjetër të vitit në kinema.

Pjesëmarrja do të jetë e lirë për këdo që dëshiron të marrë pjesë dhe të kalojë mbrëmje të këndshme në shoqërinë e kinemasë së bukur italiane.

Çdo të martë, prej orës 21:00, Kino në Re!

Programi i “10 Netët e kinemasë italiane”: 

30 Maj 2017 – Se Dio vuole, regjia nga Edoardo Falcone

6 Qershor 2017 – Bianca come il latte, rossa come il sangue, regjia nga Giorgio Campiotti

13 Qershor 2017 – Lo chiamavano Jeeg Robot, regjia nga Gabriele Mainetti

20 Qershor 2017 – Belli di papà, regjia nga Giudo Chiesa

27 Korrik 2017 – La sedia della felicità, regjia nga Carlo Marzzacurati

4 Korrik 2017 – Scusate se esisto, regjia nga Riccardo Milani

11 Korrik 2017 – Nessuno mi troverà, regjia nga Egidio Eronico

18 Korrik 2017 – Fai bei sogni, regjia nga Marco Bellocchio

25 Korrik 2017 – Nuovo cinema paradiso, regjia nga Giuseppe Tornatore

1 Gusht 2017 – Italo, regjia nga Alessia Scarso