When:
9 Dhjetor, 2017 @ 08:00 – 10 Dhjetor, 2017 @ 17:00 Europe/Tirane Timezone
2017-12-09T08:00:00+01:00
2017-12-10T17:00:00+01:00
Where:
Dajt
Dajti
Shqipëria
Dajti N’Fest 2017 - Jehonë ditës së maleve! @ Dajt | Tirana County | Shqipëria

Dajti N’Fest 9-10 Dhjetor 2017 🏔 Jehonë Ditës së Maleve!

Një fundjavë dedikuar malit (Logu i malësisë!)

Dajti N’Fest – Dita I (9 Dhjetor)

Gara profesionste me Mountain Bike “Downhill” dhe motoçikleta, “Enduro-Dual Track”. DJ, festë kampionësh të sporteve outdoor. Qindra të apasionuar të aventurës mbushin me adrenalinë Dajtin!

Dajti N’Fest – Day II (10 Dhjetor)

Në datën 10 Dhjetor sjellim një sërë aktivitetesh kulturore me veshje tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme, muzikë e valle tipike të trojeve të Shqipërisë sonë, si dhe mësime gatimi me zairetë e mrekullueshme të malit e dimrit.

Shëtisim e sodisim:
– Logun e këngës (këngë, valle, muzikë etj).
– Logun e gatimeve tradicionale (kaçamak, buka e borës, bylmet n’dybek, hirra e tamlit, mishi i rregjun, rakia e mjaltit).
– Logun me Erna & Erza (bimë medicinale, vajra, çajra, aroma).
– Logun e zejeve (avlemend, artizanat, mulli guri).
– Logun Doke dhe Zakone (Marrja e Nuses, Kanga e Krushqve, Oda grave, Oda e Trimave).
– Grigja e dhenve.

Gjithashtu, në datë 10 Dhjetor do zhvillohet dhe inaugurimi i pistës së Paragliding, fluturime me balonë dhe hiking në shtigjet e virgjëra të Dajtit ku profesionistë do të shoqërojnë të apasionuarit e ecjes në natyrë me anë të aplikacionit TIO. Shumë sporte e pasione i bashkohen atmosferës.

#APR #EDS #AKZM #UNDP #DajtiNFest2017 #Sporte #Gara #Hiking #Natyrë #TiranaImeOutdoor #Fun #Aventure #Ambientalizëm

Bashkia Tiranë ju mirëpret!