When:
5 Qershor, 2017 @ 09:00 – 12:00 Europe/Tirane Timezone
2017-06-05T09:00:00+02:00
2017-06-05T12:00:00+02:00
Where:
"Vëllezërit Frashëri"
Parku i Madh Kodrat e Liqenit
Rruga Herman Gmeiner, Tiranë 1000
Shqipëria
Dita Botërore e Mjedisit @ "Vëllezërit Frashëri" | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

“Connecting People to Nature”, këtë vit i kushtohet lidhjes mes njeriut dhe natyrës dhe thirrjes për të frekuentuar Parqet. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, i bashkohet kësaj dite dhe kësaj thirrje duke ju ftuar të kaloni sa më shumë kohë, jo vetëm në Parkun e Liqenit, por edhe në Parqet natyrore përreth Tiranës.

Dita Botërore e Mjedisit është një ditë ndërgjegjësimi për këdo ngado. Që prej 1972, qytetarët e të gjithë botës mbarë, organizohen në mijëra aktivitete duke nisur prej pastrimit të lagjeve e deri tek mbjelljet e reja në parqe. Tema e këtij viti na fton të reflektojmë që ne jemi pjesë e natyrës dhe varemi prej saj.

Dita Botërore e Mjedisit këtë vit është një rast ideal për të shëtitur dhe për të mësuar më shumë mbi bimësinë, ekosistemet dhe faunën e Parqeve të Tiranës. Duke marrë shkas nga kjo, APR ka organizuar një paradite me nxënësit e shkollave. Pjesëmarrësve, që urojmë të jenë të shumtë, do i dhurohet Herbariumi i tyre i parë dhe do mësojnë nga specialistët si krijohet një i tillë.

Ju presim të Henen, 5 Qershor nga ora 9:00-12:00 te Parku i Madh i Liqenit.


Si të bësh një Herbarium!

Po iu shpjegojmë metodën më të thjeshtë të tharjes së bimëve, luleve, gjetheve dhe fluturave për t’i koleksionuar ato. Në fletët e dyfishuara të gazetës vendoset bima e plotë ose organet e saj dhe mbi to vihet peshë e rëndë. Çdo ditë ndërrohen gazetat derisa të bëhet tharja e plotë. Në gazetë shtrirja e bimëve duhet të bëhet drejtë, sepse zënia keq e gjethes, lules, flatrave të fluturës, etj., humb mundësinë e identifikimit të saj nga ana e nxënësit. Më pas, merren bimët ose gjethet, rrënjët, lulet e thara ndërkohë dhe vendosen në mënyrë simetrike në fletët e bardha të këtij herbariumi dhe përforcohen me ngjitës të veçantë. Në fund të fletës së bardhë, ku herbarizohet bima, shënohet legjenda që do të thotë: vihet emri i bimës, data e mbledhjes.
LEGJENDA :
1. Emri i bimës
2. Data e mbledhjes
3. Vendi ku është mbledhur