When:
11 Dhjetor, 2016 @ 14:00 – 16:00 Europe/Tirane Timezone
2016-12-11T14:00:00+01:00
2016-12-11T16:00:00+01:00
Where:
Parku i Madh i Liqenit – Fusha e Tenisit
Liqeni Artificial i Tiranёs
Cost:
Free
Orientohemi duke vrapuar @ Parku i Madh i Liqenit – Fusha e Tenisit | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria
E diela sportive në Parkun e Madh të Liqenit – Orientohemi duke vrapuar! – Ndiq gjurmët në hartë, dil fitues!
Të dielën, datë 11 Dhjetor, në Parkun e Madh të Liqenit – Fusha e Tenisit ora 14.00, Orienteering Club Albania sëbashku me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ju ftojnë jo vetëm të kalojmë të dielën në natyrë, por edhe të mësoni një sport të ri, shumë të praktikuar në botë!
Ç’do të thotë “Orientohemi duke vrapuar”? Sport që kombinon elementët fizikë dhe mendorë, duke mësuar të orientohesh sipas busullës për të arritur pikat e shënuara në hartë. Fitues është ai që i ka gjetur më shpejt të gjitha pikat.

Eja te Parku i Madh i Liqenit të dielën 11 Dhjetor për të zbuluar më shumë!