When:
14 Dhjetor, 2017 @ 17:00 – 23:45 Europe/Tirane Timezone
2017-12-14T17:00:00+01:00
2017-12-14T23:45:00+01:00
Where:
Qyteti Studenti
Qyteti Studenti
Tiranë
Shqipëria
Electronic Beats Students Fest @ Qyteti Studenti | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Telekom Albania sjell me 14 Dhjetor Festën e parë Electronic Beats dedikuar studentëve qe i japin gjallëri qytetit.
Të enjten, 14 dhjetor, ora 17.00 festojmë me ju tek hyrja e Qytetit Studenti sipër godinës LIRIA, pranë shatërvanit.

Qëllimi i aktivitetit është të krijojë dialog dhe argëtim për t’u ndarë mes njerëzve që kanë interes në zhanre të ndryshme të muzikës dhe kulturës urbane. Nëpërmjet bisedave, shfaqjeve Live nga artistë ndërkombëtarë dhe lokalë, si dhe aktiviteteve të tjera plotësuese, ne do të shikojmë historinë e Tiranës dhe lidhjen e saj me kulturën urbane, si dhe diskutojmë për zhvillimin e mëtejshëm të saj. Dashuria për muzikën dhe artet, si dhe dëshira për të krijuar dhe për të gravituar rreth një kulturë të gjallë është një shtyllë e rëndësishme për shëndetin e jetës urbane në përgjithësi. Ky është nocioni kryesor që festivali do të përcjellë jo vetëm tek pjesëmarrësit e saj të drejtpërdrejtë, por edhe tek mijëra njerëz që do të na ndjekin Live në rrjete sociale.