When:
3 Shtator, 2017 @ 07:00 – 16:00 Europe/Tirane Timezone
2017-09-03T07:00:00+02:00
2017-09-03T16:00:00+02:00
Where:
Pezë
Pezë E Madhe
Shqipëria

Albania Enduro Series është një trofe çiklistik i përbërë nga pesë gara të tipit Mountain Bike Enduro. Ky trofe organizohet nga Bike Club Albania me suportin e Pilot.al. Pjesëmarrja në AES është e hapur për çiklistë amatorë dhe profesionistë të moshës mbi 15 vjec. Në AES mund të merret pjesë me çdo lloj biçiklete, me kusht që të jetë e pedaluar vetëm nga fuqia fizike e çiklistit.

Programi:

  • 25 korrik 2017: Hapja e regjistrimeve online
  • 2 shtator: Mbyllja e regjistrimeve dhe takimi informues me garuesit. Detaje te garës. Marrja e trajektores.

Programi datës 3 shtator:

  • Ora 07:00-07:30 – Grumbullimi i garuesve për nisje nga Tirana. Vendi: Fushat sportive të qytetit studenti.
  • Ora 07:45 – Nisja e autobusit.
  • Ora 09:00-09:30 – Procedura e pre-startit. Kontrolli final.
  • Ora 10:00 – Start i garës.
  • Ora 15:00 – Mbyllja e garës. Ceremonia e ndarjes së çmimeve. Pezë

Trajektorja e garës:

pista-en4

Për më shumë info vizitoni: Bike Club Tirana