When:
11 Tetor, 2017 @ 17:00 – 19:00 Europe/Tirane Timezone
2017-10-11T17:00:00+02:00
2017-10-11T19:00:00+02:00
Where:
Sheshi Rekreativ Allias
Tiranë
Shqipëria
Fëmijë, po vjen Cirku @ Sheshi Rekreativ Allias | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Cirkun Kombëtar organizon shfaqjen “Fëmijë, po vjen Cirku” në disa nga Sheshet e Reja Rekreative të kryeqytetit dhe në parqet kryesore të tij. Këto shfaqje, jashtë strukturës së përhershme ku realizohen, do të sjellin argëtim, zbavitje, kreativitet për fëmijët e të gjithë grupmoshave, impakt të drejtëpërdrejtë të magjisë së këtij arti te komuniteti dhe njëkohësisht do t’i japin një dimension të veçantë hapësirave rekreative ku do të zhvillohen. Ju ftojmë gjatë muajve Shtator – Nëntor të ndiqni kllounët, xhonglerët e akrobatët me numra akrobatikë, ajrorë e zbavitës të cilët do t’i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.

Ju presim ditën e Mërkurë, 11 Tetor te Sheshi Rekreativ Allias.

#APRTirana #LuajTirana #PlayEverywhere