When:
22 Maj, 2017 @ 09:00 – 20:00 Europe/Tirane Timezone
2017-05-22T09:00:00+02:00
2017-05-22T20:00:00+02:00
Where:
Pedonalja e Tiranës & Pazari i Ri
Tiranë
Shqipëria
Festimet e DNLB 2017 @ Pedonalja e Tiranës & Pazari i Ri | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Shumllojshmërinë Biologjike, e cila këtë vit ka moto “Biodiversiteti dhe Turizmi” dhe përkon me “Vitin Ndërkombëtar të Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim”, projekti “Ruajtja e agro-biodiversitetit në Shqipërinë rurale” dhe NatyrAl së bashku me Ministrineëe Mjedisit organizojnë një aktivitet promovues për zonat turistike në Shqipëri, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për biodiversitetin në zonat urbane dhe rurale. Aktivitetet e kësaj dite përfshijnë: ekspozitë fotografish nga Alpet Shqiptare, Dajti, Jugu i Shqipërisë, Korab Koritnik, dhe zona të tjera, degustim produktesh vendase përgatitur nga Chef Bledar Kola, shfaqje filmash me tematikë turizmin dhe zonat e mbrojtura, lojëra si dhe kënd vizatimi për fëmijë. Aktiviteti ka karakter informues, frymëzues dhe ofron surpriza në lidhje me zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e mjedisit në Shqipëri.

22 maj 2017 – Dita Ndërkombëtare për Shumllojshmërinë Biologjike

“Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim”

Ekspozita fotografafike: te Pedonalja e Tiranës, ora 09:00-15:00 dhe te Pazari i, ora 16:00-20:00.