When:
20 Maj, 2017 @ 20:00 – 27 Maj, 2017 @ 14:00 Europe/Tirane Timezone
2017-05-20T20:00:00+02:00
2017-05-27T14:00:00+02:00
Where:
Reja
Para Galerisë Kombëtare
Festivali i Resë ose Cloud Fest @ Reja | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Festivali i Resë ose “Cloud Fest” ose do të zhvillohet me rastin e një vjetorit të Resë se Fujimotos në Tiranë. Festivali, i cili do të mbahet për një javë, nga data 20 Maj deri më 27 Maj, fokusohet veçanërisht tek Performanca –si Art, Si lëvizje, si Zë dhe çdo zhanër tjetër i ndermjetëm apo i ndërthurur në të.
Ky është festivali i parë në Tiranë i cili përqëndrohet kryesisht në artin performues dhe sjell një larmi ndërdimensionale artistësh, nacionalitetesh, formash, zhanresh dhe produkesh. Në bashkëpunim me artistët e ftuar, ne kemi krijuar një program të gjallë dhe frymëzues, bazuar vepra egzistuese dhe origjinale. Artistet lokal dhe ndërkombëtarë janë inkurajuar të marrin në vlerësim RENË si strukturë dhe dimension poetik për të filluar procesin e krijimit të punes krijuese apo përshtatjen e punës së tyre , me rastin e Festivalit REJA 2017.
REJA dhe lulishtja e saj do të jenë hapësirat për teatër fizik, instalacione audio-vizuale, punëtori, bashkëbisedime me artiste, kurse kërcimi, lojëra urbane të udhëhequra nga artistët e me rradhë. Përgjate të gjithë ditëve dhe netëve të festivalit do të gjejmë përzierjen më të mirë multikulturore dhe ndërkulturore, midis praktikave të artit bashkëkohor dhe atij tradicional.
Mirëkuptimi si nga publiku ashtu edhe nga artistët për të vleresuar faktin që REJA para së gjithash është një vepër arti në vetvete, dhe jo një hapesirë e mirefillte shfaqjesh, bën që ndërhyrjet artistike në të krijojnë gjithmonë surpriza të bukura dhe experienca të reja si për publikun ashtu edhe për artistët.
Misioni i RESË është të kultivojë dhe rrisë audiencë artëdashëse, duke e frymëzuar dhe ekspozuar vazhdimisht atë drejt formave të reja të shprehjeve dhe eksperiencave artistike. Ne krenohemi me mbështetjen dhe promovimin që i bëjmë iniciativave më të cilat ndajmë vision të përbashkët dhe të cilat kanë në focus të tyre krijimin e mundësive për pjesmarrje të gjerë të publikut.