When:
31 Tetor, 2017 @ 10:00 – 21:00 Europe/Tirane Timezone
2017-10-31T10:00:00+01:00
2017-10-31T21:00:00+01:00
Where:
Zoo Park
Tiranë
Shqipëria
Halloween @ Zoo Park | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria
Merrni një maskë me vete, vishuni çuditshëm, në mendje një vjershë, këngë, ose gjëagjëzë dhe ejani në datën 31 Tetor, nga ora 10.00 në Zoo Park.

Pavarësisht origjinës së festës së Halloween, faktit nëse ajo simbolizon largimin e verës dhe ardhjen e dimrit, vitit të ri, apo ditën e të gjithë Shenjtëve, ajo është bërë pjesë e traditës festive të shumë vendeve në botë dhe prej vitesh festohet edhe në Shqipëri. Pa dyshim është një festë e frikshme, ngjall kuriozitet pasi është e veshur nga një dozë misteri; shumë libra dhe filma janë frymëzuar nga kjo atmosferë, madje edhe fëmijët e duan këtë festë, ndoshta pikërisht prej efektit sugjestionues të saj. Festimi është një rast për të trembur frikërat dhe për qeshur me to. Çdo festë është një rast për të qenë së bashku, fëmijët, të rinjtë, prindërit, të gjithë. Ne dëshirojmë ta presim këtë festë së bashku me fëmijët në Park, të mos i frikësojmë, por t’i presim në një atmosferë plot elementë atraktivë, fëminorë, argëtues, duke i dhënë mundësi të luajnë dhe argëtohen së bashku, të vizatojnë, të kërcejnë, të këndojnë, sfilojnë dhe të realizojnë albumin më të bukur fotografik të fëmijërisë.

Bashkohuni me festën, ju presim në Zoo Park gjatë gjithë ditës!

Nëse ke dëshirë të zbulosh aktivitetet outdoor shkarko aplikacionin TIRANA IME OUTDOOR.

#APRTirana #BashkiaTiranë #ZooPark #BashkohumeFestën #Halloween#TiranaImeOutdoor#