When:
22 Maj, 2017 @ 19:00 – 20:30 Europe/Tirane Timezone
2017-05-22T19:00:00+02:00
2017-05-22T20:30:00+02:00
Where:
Teatri i Hapur
Parku i Madh Kodrat e Liqenit
Rruga Herman Gmeiner, Tiranë 1000
Shqipëria
Contact:
International Albanian Brass Festival
Nata Finale e International Albanian Brass Festival @ Teatri i Hapur | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Në të do të marrin pjesë Artistë nga SHBA, Kroaci, Meksikë, Itali, Spanjë, Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë këtij festivali do të mbahen Master – Class pranë Universitetit të Arteve në Tiranë çdo ditë nga ora 10.00 – 12. 30 dhe 16:00-18:00

Master – Classi do të udhëhiqet nga:
Dr. Gregory Jones -USA, Dr. Brent Shires – USA, Tomislav Spoliar – Kroaci, Hector Tomas – Meksike, Sergio Guarne – Spanjë.

Ashtu si në Edicionin e I-rë edhe këtë vit, do të shfaqet ekspozita RETRO – BRAS – Historia e Orkestrave Frymore Shqiptare ndër vite, e cila do të jete e hapur gjatë të gjitha ditëve të Festivalit në hollin kryesor të Universitetit të Arteve. Kjo ekspozitë shfaq fotografi të Orkestrave të para Frymore të ngritura në Shqipëri që datojnë qysh prej vitit 1878.

Nata e parë do të hapet me performancën e Albanain National Brass në sallën Black-Box në orën 19:00. Një Ansambël i përbërë nga artistë Shqiptarë të trevave të ndryshme: Shqiperisë, Kosovës e Maqedonisë. Programi i tyre do të përmbajë muzikë nga filmat Shqiptarë e të huaj si “Mësonjëtorja”, “Liri a Vdekje”, “Padrino” etj. Këtë koncert Albanian National Brass do e mbajë edhe në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” me dt 22Maj ora 16:00, ku me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit, fëmijëve do t’u akordohet me nje afat kohor mësimi i gjuhës angleze për një afat të caktuar.

Në natën e dytë do të performojnë Dr.Brent Shires – USA, Iris Hasani, Gianmario Strappati – Itali dhe Jonida Lazellari.

Në natën e tretë luan Sergio Guarne – Spanjë, Hector Tomas – Meksikë dhe Aldi Arreza- Korcë.

Nata finale do të kulminojë me ansamblin e madh të Brass-Band të Universitetit të Arteve me dirigjent Dr. Gregory Jones, solist Betim Krasniqi – Kosovë , Xhino Daja – Shqipëri e që më pas do të vazhdojë me muzikë moderne elektronike dhe moderne nga Dr –Erik. Kjo natë do të kulmojë me dhënien e çmimit “Student of the Year” për studentin më të mirë të festivalit.
Artistët e ftuar do të interpretojnë kompozitorë të shquar klasikë, por edhe pjesë tradicionale të vendeve që përfaqësojnë.

Nëpërmjet këtij festivali kemi qëllim të krijojmë urat e bashkëpunimit mes artistëve shqiptarë dhe të huaj. Takime të tilla dhe sidomos mbajtja e workshopeve është një ndihmesë e madhe për artistët e rinj të cilët kanë mundësinë të marrin mësime nga artistë të shquar dhe me eksperiencë disa vjeçare.

Ky festival mbështetet nga: Ministria e Kulturës, Universiteti i Arteve, Raiffaisen Bank, Universiteti i Arkansas, Universiteti i Indiana, Bashkia e Zagrebit, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tiranë, Ambasada e Israelit, Vila 60, Serendipity, TKOB, Instituto Sinaloese di Cultura, Firma e Instrumentave Shagerl, Austri dhe Vanlaar dhe L&S etj.

Ky festival organizohet nga Shoqata “Artistët Interpretë”.