When:
20 Mars, 2017 @ 16:00 – 18:00 Europe/Tirane Timezone
2017-03-20T16:00:00+01:00
2017-03-20T18:00:00+01:00
Where:
Fushat Multisportive
Liqeni Artificial i Tiranës
Tiranë
Shqipëria

E hëna e blertë, 20 marsi, është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë themeluar nga OKB-ja, më 2012-tën dhe kremtohet me dafina e degë palmash, ndërsa bleron gjithë bota.
Lumturi! Një nga fjalët më të kërkuara, ndërmjet miliona fjalëve, që shqiptohen në gjuhët e botës. Lumturi! Fjala që ngjall më shumë pyetje e më shumë dëshira në zemrën njerëzore, e cila e kërkon gjithë jetën, shpesh pa e gjetur kurrë, ose duke e gjetur pikërisht, kur e ku nuk pritet.
Por, ç’kuptojmë me këtë fjalë? Ndonëse vështirë të gjindet një përkufizim i saktë, sipas babait të psikologjisë pozitive, Martin Selingman, 60% e lumturisë sonë varet nga genet tona dhe nga mjedisi, ku jetojmë, 40%-shi tjetër varet nga ne vetë.
Thuhet se lumturia është edhe ngjitëse. Punonjësit shkencorë të universitetit të Harvardit zbuluan se kur një njeri është i lumtur, miku i tij, që i rri pranë, ka 25% mundësi të ndjehet edhe ai i lumtur. Dhe, sipas një kërkimi kryer mbi vullnetariatin, njerëzit që e kalojnë shumicën e kohës duke ndihmuar të tjerët janë nga më të lumturit.
Për lumturinë janë thënë qindra fjalë e shprehje, që tregojë sa shumë kërkohet nga njerëzit.
Të gjithë njerëzit duan të jenë të lumtur, por për ta arritur lumturinë, së pari duhet kuptuar ç’do të thotë lumturi, na kujton Jean-Jacques Rousseau.
Lumturia është gjithnjë njëlloj, ndërsa fatkeqësia mund të ketë një mori formash. Tolstoi shkruan: “Lumturia është alegori, fatkeqësia, histori”.
Njeri i lum është ai, në shpirtin e të cilit nuk ka asnjë gjurmë ligësie, thekson filozofi i fashmëm i lashtësisë, Platoni.
Dhe ndërmjet fjalëve të urta të shqiptare, përzgjodhëm:
Lumturia është e përkohshme, por kthehet ta vizitojë shpesh njeriun që di ta mirëpresë atë!
Lumturia është e vetmja gjë në botë, që nuk blihet me para!

Atmosferë Zen + Muzikë + Natyrë + Blerim + Shplodhje + Shoqëri + Sport = Lumturi

Eja festo ditën e lumturisë në Park – e Hënë 20 Mars, ora 16:00-18:00, te Fushat Multispotive në PMLAT. #ParkJogaMuzikëPranverëFrymëzim

Joga nga Jimena Lujan – Hatha Yoga Teacher, Prenatal Teacher, Kids Special Needs, Usui Reiki Master practitioner.