When:
15 Tetor, 2017 @ 09:00 Europe/Tirane Timezone
2017-10-15T09:00:00+02:00
2017-10-15T09:15:00+02:00
Where:
Tiranë
Tiranë
Shqipëria
Maratona e Tiranës @ Tiranë | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Sporteve Profesionale dhe Komunitare dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatën e Atletikës do të organizojë për të dytin vitë “Maratona e Tiranës” në datën 15 Tetor 2017.

Kjo maraton në përputhje me politikat e Bashkisë Tiranë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv  në qytet. Si edhe ndihmon për ta kthyer fokusin  në aktivitete me bazë angazhimin fizik. Realizimi i kësaj gjysmë maratone do të sjellë vazhdimin e krijimit të traditës sportive në Tiranë dhe zhvillimin e kapaciteteve sportive për të ardhmen.

Në vijim të këtij projekti do të gjeni një përshkrim më të detajuar rreth vlerave dhe mënyrës së organizimit të Maratonës së Tiranës.

Maratona pritet të mbahet në datën 15 Tetor 2017. Kushtet e motit janë ideale gjatë muajit Tetor në Tiranë për distancë të gjata vrapimi, me temperatura në rangun e 17 deri ne 26 gradë Celsius, ose 63 deri 78 Fahrenheit. Maratona do të fillojë në qëndër të qytetit të Tiranës dhe do të vazhdojë përgjatë Rrugës së Durrësit, kalojmë Sheshin te Zogu i Zi, Rr. Dritan Hoxha, Sheshi “Shqiponja”, Rr. 29 Nëntori.

Për më shumë info vizitoni: Maratona e Tiranës