When:
9 Tetor, 2016 @ 09:00 – 18:00 Europe/Tirane Timezone
2016-10-09T09:00:00+02:00
2016-10-09T18:00:00+02:00
Where:
Muzeu Historik Kombëtar
Tiranë
Shqipëria
Cost:
Free
Contact:
Maratona e Tiranës
Maratona e Tiranës @ Muzeu Historik Kombëtar | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatën e Atletikës do të organizojë projektin sportiv “Maratona e Tiranës” në datën 09 Tetor 2016, me disa kategori; kjo gjysëm marathon do të ketë pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazeve të Tiranës, njerëzve me aftësi ndryshe dhe çdo qytetar shqiptar dhe të huaj.

Kategoritë:
a – Hand Bike (Njerëz me aftësi ndryshe), distanca 2 km
b – Run, 10 km
c – Half marathon
d – Fun Run

Kjo maraton është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet. Si edhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik. Realizimi i kësaj gjysëm maratone do të sjellë krijimin e traditës sportive në Tiranë dhe zhvillimin e kapaciteteve sportive për të ardhmen.
Maratona nis përballë Muzeut Historik Kombëtar.
Për vitin 2016 pjesmarrja është me koston zero për garuesit, por do të ketë çmime për fituesit.

Regjistrohu në www.maratonaetiranes.al
Të gjithë atletët mund të regjistrohen në website zyrtar të Maratonës, në seksionin regjistrohu.