When:
14 Shkurt, 2018 @ 08:00 – 20:00 Europe/Tirane Timezone
2018-02-14T08:00:00+01:00
2018-02-14T20:00:00+01:00
Where:
Tiranë
Tiranë
Shqipëria
Mbill një pemë për Shën Valentin @ Tiranë | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

14 Shkurti po afron!

Doni diçka të ndryshme për të dashurin tuaj Ditën e Shën Valentinit? Tregoni dashurinë tuaj me një dhuratë afatgjatë që do të vazhdojë të rritet.

Celebroni dashurinë tuaj me mbjelljen e një peme. Le të jetë kjo pemë simbol i dashurisë, që lind si një filiz dhe rritet bashkë me të, ndërsa ne do t`ju mundësojmë një vend në rrethinat e Tiranës.

Bashkia Tiranë ju fton të mbillni pemën tuaj, duke i dhuruar kështu qytetit, shtëpisë sonë të përbashkët më shumë oksigjen, cilësi jete dhe dashuri.

Miqësia dhe dashuria janë degë të së njëjtës pemë, ato shkrihen me njëra-tjetrën dhe i falin trungut jetëgjatësinë e dëshiruar!

Më shumë: http://aprtirana.al/mbill-nje-peme-per-shen-valentin/