When:
26 Maj, 2017 @ 17:00 – 8 Qershor, 2017 @ 19:00 Europe/Tirane Timezone
2017-05-26T17:00:00+02:00
2017-06-08T19:00:00+02:00
Where:
Fushat tek Parku i Liqenit/ Kalceto Aquadrom/ Kalceto Ali Demi/ Kompleksi Sportiv “Loku”
Tiranë
Shqipëria
Neymar Jr's Five Albania 2017 @ Fushat tek Parku i Liqenit/ Kalceto Aquadrom/ Kalceto Ali Demi/ Kompleksi Sportiv “Loku” | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Neymar Jr’s Five është një kampionat futbolli, i identifikuar me emrin e sulmuesit të famshëm Brazilian, Neymar Jr.

Shtrirë në gjashtë kontinente dhe më shumë se 50 shtete, ekipe të krijuara me nga 5 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe. Sa herë një ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar, gjë që e bën lojën të shpejtë, teknike dhe unike në botën e futbollit.

Gara është e hapur për ekipe nga 5 deri në 7 lojtarë, të moshës 16 deri në 25 vjeç. Theksojmë se nuk ka kufizim gjinie, pjesëmarrësit mund të jenë meshkuj dhe femra.

Ekipet do të ndeshen në 6 etapa kualifikuese, që do të zhvillohen ne Tiranë, Vlorë dhe Korçë dhe më të mirët do të kualifikohen për në Finalen Kombëtare që do të zhvillohet më 17 Qershor në Tiranë. Ekipi fitues do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen Botërore të Neymar Jr’s Five, në Brazil, më 8 Korrik të këtij viti.

Kalendari i turneut:

Tiranë:
• Fushat tek Parku i Liqenit – 26 Maj, ora 17:00 – 19:00
• Kalceto Aquadrom – 29 Maj, ora 17:00 – 19:00
• Kalceto Ali Demi – 1 Qershor, ora 17:00
• Kompleksi Sportiv “Loku” – 5 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Vlorë:
• Luna Park “Aulona” – 6 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Korçë:
• Kalçeto pranë Saint Tropez – 8 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Numër kontakti për etapat në Tiranë: +355696311527
Numër kontakti për etapën në Vlorë: +355694844666
Numër kontakti për etapën në Korçë: +355693241609

FINALJA KOMBËTARE:

17.06.2017 në Tiranë

Vizitoni faqen zyrtare për më tepër informacion dhe rregullat e lojës: http://www.neymarjrsfive.com/

“Obrigado”
Shihemi në Brazil, Neymar Jr.

#neymarjrsfive #redbull #givesyouwings #tebenmekrahe @redbull @neymarjrsfive