When:
1 Janar, 2018 @ 10:00 – 31 Janar, 2018 @ 16:00 Europe/Tirane Timezone
2018-01-01T10:00:00+01:00
2018-01-31T16:00:00+01:00
Where:
Tiranë
Tiranë
Shqipëria
Një kafe për një Fidan @ Tiranë | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Travel to Discover Tirana në bashkëpunim me Ecovolis nisin vitin 2018 me nismën kushtuar mjedisit “Një kafe për një fidan”!

Harrojmë të përditshmen e mërzitshme të kafeneve të stërmbushura të qytetit, dalim në natyrë dhe “japim një dorë” në mbjelljen e 1000 fidanëve!
Me vetëm 100 lekë për një fidan, të gjithë bashkë, mund të kryejmë një gjest jo vetëm simbolik, por t’i japim edhe një përgjigje konkrete ndotjes së qytetit tonë nga tymrat.
Ku duam të jetojmë? Duam vërtet të heqim dorë nga gjelbërimi e nga natyra? Ku do të jetojnë fëmijët tanë?
Këtë të shtunë, heqim dorë nga njëra prej kafeve të ditës, e i themi po mjedisit, natyrës, shëndetit e ajrit të pastër.
Një kafe për një fidan !
Një kafe për qytetin tend 🙂
E Hënë , 1 Janar deri në fund të muajt

*Aktiviteti zhvillohet nga Travel to Discover Tirana dhe Ecovolis.