When:
14 Tetor, 2017 @ 11:00 – 13:00 Europe/Tirane Timezone
2017-10-14T11:00:00+02:00
2017-10-14T13:00:00+02:00
Where:
Sheshi "Avni Rustemi"
Opening Mediterranean Home 0.0
Opening Mediterranean Home 0.0 @ Sheshi "Avni Rustemi"

Mundësuar me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, sponsorit privat Art Konstruksion Sh.p.k, si edhe këmbënguljes së arkitektit, Mediterranean Home 0.0 bëhet pjesë e gjurmës urbane të qytetit me qëllim që të kthehet në teatër të projekteve, ekspozitave të përkohshme dhe eventeve kulturore, nga muzika në artet vizuale, nga arkitektura në urbanistikë, duke hyrë kështu në qarkun e planit aktual të Tiranës Policentrike.
Mediterranean Home 0.0 sugjeron një vizion të shtëpisë bashkëkohore së Mesdheut duke hetuar paradoksin e jetesës së tendopoleve të emigrantëve dhe të jetesës AirBnb, simbol ekstrem i ndarjes – share – dhe eksternalizimit ku objekt bëhet një mjedis intim si ai i shtëpisë. Vepra përdor fuqinë dhe lirinë e Utopisë për të vizatuar shtëpinë Mesdhetare 0.0 në një dimension pa kohë, me qëllim gjenerimin e një mendimi edukativ për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.                                                                                Për më shumë informacion: Opening Mediterranean Home 0.0