When:
12 Korrik, 2017 @ 20:00 – 14 Korrik, 2017 @ 22:30 Europe/Tirane Timezone
2017-07-12T20:00:00+02:00
2017-07-14T22:30:00+02:00
Where:
Sheshi “Skënderbej”
Sheshi Skënderbej
Tirana
Shqipëria
Opera Open Air @ Sheshi “Skënderbej” | Tirana | Tirana County | Shqipëria

Opera Open Air – 12,13,14 Korrik, në sheshin “Skënderbej”, ora 20:00.

“Opera Open Air” përbën një risi të sjellë për herë të parë nga TKOBAP. TKOBAP synon ti bashkëngjitet trendeve të sezoneve të teatrove operistike ndër më të njohur në botë, duke dhënë shfaqje në sheshe të hapura. Në këtë mënyrë synon rritjen e audiencës të çdo lloj moshe, si dhe ti shkojë sa më pranë publikut.

Tre shfaqje të mrekullueshme mirëpresin publikun në datë 12,13,14 korrik në skenën e hapur të ndërtuar në sheshin “Skënderbej”.

Kolona “Opera Open Air” çelet me koncertin “Opera në Jeans”. Në këtë koncert opera do të vijë si kurrë më parë. Vikena Kamenica, shoqëruar nga orkestra e TKOB, do të dhurojë një atmosferë fantastike në skenën e hapur të sheshit “Skëndërbej”. Do të keni mundësinë të dëgjoni një miksim mes muzikës operistike, muzikës kontemporane dhe orkestraleve bashkëkohore.

“Opera në Jeans” synon të njohë publikun jo vetëm me shfaqjet e traditës operistike, por të sjellë në forma alternative këtë formë arti, të riprezantojë veprat më të rëndësishme të artit kontemporan botëror, në format më bashkëkohore në të cilat ai vendoset sot në skenat botërore.