When:
11 Dhjetor, 2017 @ 10:00 – 15 Dhjetor, 2017 @ 12:00 Europe/Tirane Timezone
2017-12-11T10:00:00+01:00
2017-12-15T12:00:00+01:00
Where:
PMLAT
Parku i Madh Kodrat e Liqenit
Rruga Herman Gmeiner, Tiranë 1000
Shqipëria
Orët e Gjelbra në Park @ PMLAT | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Edukimi mjedisor dhe mbi të gjitha dashuria për natyrën, nuk duhet të limitohet thjesht me aksionet e herë pas hershme të pastrimit, por me përkushtim të përditshëm për të rritur qytetarë të përgjegjshëm e gjithmonë e më të informuar. Për këtë qëllim Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë ka kënaqësinë të mirëpresë çdo javë klasa të ndryshme për orë mësimore mbi natyrën, ambientin, ekosistemet dhe florën e faunën në parqet e Tiranës. Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi, i bashkohen aktiviteteve mjedisore në natyrë me tematikë edukativo – didaktike gjatë të cilave do të mësojnë teknika të thjeshta të mbjelljes së bimëve dhe drurëve, zbukurimin e mjediseve me bimë dekorative si dhe shartimin e drurëve frutorë. Veprimtaritë do të zhvillohen në mjediset e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Për të rezervuar zhvillimin e orës së gjelbër në Park, vizito faqen: APRTirana – Orët e Gjelbërta