When:
25 Nëntor, 2017 @ 12:00 – 14:00 Europe/Tirane Timezone
2017-11-25T12:00:00+01:00
2017-11-25T14:00:00+01:00
Where:
Rruga Skënderbej
Rruga Skënderbej 1
Tiranë 1001
Shqipëri
Për Pavarësinë mbill një pemë Ulliri! @ Rruga Skënderbej | Tiranë | Shqipëri

Në morinë e gjërave të përditshme që bëjmë në raport me njëri-tjetrin dhe me ambientin e jashtëm, harrojmë të kujdesimi për elementin kryesor nga ku bazohet jetesa jonë: NATYRA.
Sot ajo është e kërcënuar nga veprimet dhe mos veprimet tona dhe këtë nuk na e thonë vetëm studimet mjedisore apo deklaratat politike por e kemi para syve tanë: rritja e temperaturave, ndotja e ajrit, rritja e nivelit të mbetjeve etj, ndikojnë tani direkt në jetët tona. Rastet e përmbytjeve, zjarret masive, niveli i lartë i smog-ut janë vetëm disa raste të prekshëm nga ne çdo ditë, veçanërisht për ato që jetojnë në zonat urbane.

Prandaj jemi të bindur që duhet të kujdesemi për natyrën ashtu siç kujdesemi për rutinën e përditshme. Ndaj besojmë se mbjellja e një peme është diçka që i kthejmë pas natyrës.
EU Policy Hub në kuadër të aktiviteteve në mbështjetje të mjedisit, në bashkëpunim me nismën “Mbill Pemën Tënde”, Drejtorinë e Shërbimit Diplomatik dhe Bashkinë e Tiranës organizojnë një ditë për mbjelljen e pemëve.

Mbjellja e pemëve do të realizohet me datë 25 Nëntor, ora 12:00 përgjatë rrugës “Skenderbej” (blloku i Ambasadave) në Tiranë. Bashkë me Drejtorinë e Shërbimit Diplomatik kemi menduar të zgjedhim pemën e ullirit si pemë simbolike për Rrugen “Skenderbej” dhe po simbolik do jetë edhe numri i ullinjve: 105 sa vitet e pavarësisë së Shqipërisë.

Për blerjen e pemëve të ullirit (500 lekë/pema, përfshirë koston e transportit dhe mjetet e punës), kemi vendosur pranë “Hemingway Bar Tirana” një kuti të vogël me logo dhe datën e mbjelljes së pemëve.

Jeni të gjithë të mirëpritur për të kontribuar dhe marrë pjesë në mbjelljen e tyre.

Për më shumë informacion: Mbill pemën tënde