When:
22 Prill, 2017 @ 10:00 – 19:00 Europe/Tirane Timezone
2017-04-22T10:00:00+02:00
2017-04-22T19:00:00+02:00
Where:
Zoo Park
Tiranë
Shqipëria
Pet Fair - Panairi I Kafshëve Shtëpiake @ Zoo Park | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

Green Line Albania sjell për herë të parë në Shqipëri “PET FAIR – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”. PET FAIR do të zhvillohet në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me rastin e Ditës së Tokës në datë 22 Prill 2017 nga ora 10:00 – 19:00. Panairi do të zhvillohet në bashkëpunim me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë dhe me mbështetjen e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Connext Albania.

“Pet Fair – Panairi i kafshëve shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktiv në çështjet e mirëqënies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e kafshëve shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese, të listuara si më poshtë:

Kënde informative të organizatave që punojnë për mbrojtjen e kafshëve.
Këndin informues AMK për fushatën Be His Hero
Ekspozimi i kafshëve shtëpiake që më pas do të vijojë me një konkurs/paradë të kafshëve shtëpiake.
Ekspozimi i ushqimeve dhe i aksesorëve për kafshët.
Këshilla dhe vizita që do të ofrohen falas nga klinikat veterinare për kafshët shtëpiake
Adoptim i kafshëve të braktisura.
Orë mësimore me fëmijët për njohjen dhe familjarizimin e tyre për mbrojtjen dhe kujdesin e kafshëve, si p.sh ushqyerjen, larjen, argëtimin e tyre etj.
Prezantimi i programit “Zoo Volunteers” si dhe “Vullnetarët në Aksion”.
Animatorët e Zoo Park do të jenë aty për të dhuruar një festë plot ngjyra dhe gjallëri, për fëmijët dhe më të vegjëlit.
Demostrim me qenët e Forcave Speciale të cilët do të dhurojnë një spektakël unik.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet kaq unik dhe interesant, jo vetëm edukues dhe informativ por edhe festiv.
Ju presim!

#PanairiiKafsheveShtepiake #PetFairAlbania #GreenLineAlbania#APRTirana #AMK #ConnextAlbania #TiranaZooPark