When:
2 Shtator, 2017 @ 17:00 – 21:00 Europe/Tirane Timezone
2017-09-02T17:00:00+02:00
2017-09-02T21:00:00+02:00
Where:
Fushat Multisportive
Parku i Madh Kodrat e Liqenit
Rruga Herman Gmeiner, Tiranë 1000
Shqipëria
Qitje Me Hark (Score for Charity) @ Fushat Multisportive | Tiranë | Qarku i Tiranës | Shqipëria

LDA Albania ka kënaqësinë t’ju ftojë në këtë event për të interesuarit e sportit te Harkut “Score for Charity” të organizuar nga organizata jonë Leadership Development Association Albania në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Harkut dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë me titullin ‘Share & Care for Orphaned Children’.

Gjysëm/kampionati rekreativ i harkut do të zhvillohet në datën 02 Shtator 2017, në orën 17:00 – 20:00.

Ky event do të pranojë pjesëmarrje max në 8 ekipe nga 5 persona amator për secilin ekip. Por me kryesore për ne është bashkimi i shoqërisë për një kauzë të njëjtë). Të udhëhequr nga trajnerët e Harkut ku në krye të këtij organizimit është Zv.President i Departamentit të sporteve i LDA Albania dhe Trajner në nivel botëror #Jurgen Hoxha i Shoqatës së Harkut

Objektivi: Ne jemi të vetëdijshëm për situatën rezidenciale të fëmijëve që qëndrojnë në qendrat e përkujdesjes shoqërore por edhe atyre që jetojnë në kushte minimale pranë familjeve në zonat rurale. Organizimi i këtij eventi Sportiv ka për synim t’u vijë në ndihmë pikërisht kësaj çeshtjeje që na prek të gjithëve si plagë e shoqërisë dhe kërkon vëmendjen tonë.

Qëllimi është solidarizimi me problemet që hasin fëmijët jetim dhe ata që kane një stad ekonomik minimal nëpërmjet rehabilitimit dhe ndihmës që mund të krijohet nga gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet këtij aktiviteti bamirësie.

Harku është zhvilluar që para 3500 viteve ku për herë të parë ka lindur në Paris në kampionatin olimpik në vitin 1900 për meshkuj. Në Shqipëri është futur si disiplinë olimpike në vitin 2015. Është një sport me benefite fizike dhe mendore, krijon focus, fleksibilitetin dhe zhvillimin e vëmendjes.

*****************************************
Veprimtaria: Kampionati rekreativ iI harkut do të fillojë me trajnim të të interesuarve dhe personave amator të cilët do të garojnë, ku dhe do t’u tregohen rregullat e garës dhe ndarja stacionale e ekipeve në orën 17:00 tek fushat e reja të APR pranë Liqenit Artificial të Tiranë. Krahas të ardhurave që do te mblidhen nga shitja e biletave gjithashtu do të vendosen 3 kuti në të cilat pjesëmarrësit mund të kontribojnë për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Në orën 17:30 starton gara ku do të ndahen në 2 grupe, ku koha të cilët kanë në dispozicion deri në përfundim është 10 min. Më pas vazhdojnë me ekipet sipas ndarjeve deri në shpalljen e Ekipit fitues.