When:
14 Shkurt, 2018 @ 17:00 – 23:00 Europe/Tirane Timezone
2018-02-14T17:00:00+01:00
2018-02-14T23:00:00+01:00
Where:
Pazari i Ri
Pazari i Ri
Tirana
Shqipëria
Te Zemra # Te Pazari @ Pazari i Ri | Tirana | Tirana County | Shqipëria

Pas mbjelljeve të pemëve në Liqenin e Farkës, si simbol i dashurisë, vazhdojmë festën tek Sheshi i Pazarit të Ri i cili do të jetë i mbuluar nga tollumbace të vogla të kuqe në formën e zemrës të mbushura me helium. Do të mbizotërojë ngjyra e kuqe dhe çka do të bjerë në sy do të jetë një zemër e madhe në skenë.
Brenda Zemrës do të qëndrojë një ledwall për të cilin do të kemi një numër Whatsapp në dispozicion ku çiftet do të dërgojnë fotot e tyre dhe ne do ti transmetojmë gjatë koncertit të mbrëmjes. Krahas kësaj do të zhvillohet dhe një konkurs në rrjetet tona sociale dhe për çiftin më të votuar do të jepet një udhëtim dhuratë.

Le të festojmë për dashurinë!