KËNDI I PARË GJITHPËRFSHIRËS I LOJRAVE – Një fushatë e dizenjuar për të ndërtuar për herë të parë në Shqipëri një kënd lojrash të përshtatshëm për fëmijët me nevoja të veçanta apo aftësi ndryshe.
ÇFARË ËSHTË CROWDFUNDING?
Crowdfunding (një formë financimi nga komuniteti) është një metodë praktike e financimit të një projekti apo sipërmarrjeje të përbashkët duke rritur kontributin monetar të krijuar nga një grupim i madh individësh.
Modeli i crowdfunding bazohet në tre tipe aktorësh: iniciatori i projektit i cili propozon idenë dhe/ose projektin që do të financohet, individët apo grupet që mbështesin idenë; dhe një organizatë ndërmjetësuese (“platforma”) që bashkon partnerët për të prezantuar idenë.
Bashkohu edhe ti me ne! Dhuro për fëmijët e Tiranës!
Në partneritet: Bashkia Tiranë – UNDP – APR
Për info/udhëzime/dhurim: www.sq.parku.social