E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

InTv – Pet Fair në Zoo Park

InTv – Pet Fair në Zoo Park

Me rastin e Ditës së Tokës, Green Line Albania ka sjellë  për herë të parë në Shqipëri “PET FAIR – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”.

PET FAIR po zhvillohet në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me rastin e Ditës së Tokës. Aktiviteti nisi në orën  10:00  dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00.

“Pet Fair – Panairi i kafshëve shtëpiake” në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve  dhe Rekreacionit dhe Bashkinë “Tiranë” e kanë organizuar këtë aktivitet me synimin  rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e kafshëve shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese, të listuara si më poshtë: Kënde informative të organizatave që punojnë për mbrojtjen e kafshëve. Këndin informues AMK për fushatën Be His Hero Ekspozimi i ushqimeve dhe i aksesorëve për kafshët. Këshilla dhe vizita që do të ofrohen falas nga klinikat veterinare për kafshët shtëpiake Adoptim i kafshëve të braktisura është edhe një ndër synimet e rëndësishme të këtij aktivteti. Orë mësimore me fëmijët për njohjen dhe familjarizimin e tyre për mbrojtjen dhe kujdesin e kafshëve, si p.sh ushqyerjen, larjen, argëtimin e tyre etj. Prezantimi i programit “Zoo Volunteers” si dhe “Vullnetarët në Aksion”. Animatorët e Zoo Park do të vazhdojnë të jenë aty për të dhuruar një festë plot ngjyra dhe gjallëri, për fëmijët dhe më të vegjëlit. Interesant ishte edhe demostrimi me qentë e Forcave Speciale të cilët dhuruan një spektakël unik.  Parada e qenve gjithashtu ishte një nga aktivitetet që mblodhën të gjithë kafshedashësit duke parakaluar me qentë e tyre.  Ndërkohë juria, njëra prej të cilave ishte edhe moderatorja Roza Lati, e kishte shumë të vështirë të përzgjidhte kafshën më të bukur. Një aktivitet ky sa argëtues aq edhe informues që me siguri do të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve për t’u kujdesur edhe për kafshët e braktisura.