APR – Bashkia Tiranë: Bilanci për vitin 2016, falenderime e mirënjohje!

foto analiza vjetore

TRANSFORMIME RRËNJËSORE NË ADMINISTRIMIN E PARKUT TË MADH TË LIQENIT DHE ZOOPARK:

PARKU I MADH ËSHTË SOT HAPËSIRA 24 ORË E HAPUR MË E FREKUENTUAR E TIRANËS FALË MIRËMBAJTJES, RRITUR SI MBULIM TERRITORI NGA 20% NË 80%!
PARKU I MADH FITOI FUNKSION REKREATIV, ARGËTUES, LODRA E ZONA SPORTI!
RIKUALIFIKUAM 9 OBJEKTE REKREATIVE E SANITARE!
PARKU I MADH SOT KA ÇEZMA ME 24 ORË UJË TË PIJSHËM, 4RROTAKSHE, INFO-POINT, INSPEKTORË E KUJDESTARË!
ZGJERUAM ZONËN ME TRAFIK TË KUFIZUAR NË LINDJE E JUG TË PARKUT!
REALIZUAM KOPSHTIN JAPONEZ, KOPSHTIN BABALLARË & BIJA, KOPSHTIN E PRANVERËS, ULLIRIN E HOLOKAUSTIT!
REHABILITUAM ULLIRIN TE KISHA E HARKUN E TRËNDAFILAVE TE HYRJA NGA GARDA E DIGA, SHKALLËKALIMIN 2 TE DIGA!
REALIZUAM ME DONATORËT E PARTNERËT: SHATRIVANIN LUNDRUES NË LIQEN, KËNDIN E FORCËS 2, KËNDET E LIBRAVE, MBJELLJE E REHABILITIME!
MBOLLËM 8114 PEMË E 32473 LULE, EVADUAM 5560 M3 MBETJE, 566160 M2 KOSITJE!
RIKUPERUAM 60000 M2 SIPËRFAQE PARKU NGA ZAPTIMET, LAVAZHET DHE PARKIMET E NDËRTIMET PA LEJE!
PASTRUAM LIQENIN NGA BIMËSIA E EGËR, RASAT NË LIQEN PËR EKOSISTEMIN, KTHYEM SHTEGËTUESIT!
PËRMIRËSUAM SHËTITOREN E DIGËS ME PALMA E BIMËSI, STOLA, KOSHA, KANGJELLA DEKORATIVE!
NISËM ADMINISTRIMIN E PARKUT TË RI TË LODRAVE DHE KRIJUAM STRUKTURË TË RE MIRËMBAJTJE PËR SHESHET REKREATIVE!
NDËRTUAM E SHTUAM 3000 M2 RRUGICA, 400 STOLA, 550 M GARDH, 700 M2 RRETHIME, 600 KOSHA TË RINJ!
RIKTHYEM KUJDESIN E PËRDITSHËM, MONITORIM PËR RRJETIN E NDRIÇIMIT DHE RRITËM ZONAT ME NDRIÇIM!
RIGJENERUAM ZOO EKZISTUES NË PRITJE TË PROJEKTIT TË RI! E KTHYEM NGA NJË VEND HORROR NË NJË DESTINACION IDILIK!
NË ZOOPARK SHËRUAM SPECIET, SHTUAM 4 SPECIE NGA 16 QË GJETËM, SHPËTUAM 10 SPECIE NGA ABUZIMI! KURUAM E SHTUAM BIMËSINË E PARKUT NË ZOO, ELIMINUAM UJRAT E ZEZA, RRITËM SIGURINË!
RRITËM 500% NUMRIN E VIZITORËVE, KTHYEM AKTIVITETET EDUKATIVE E ORËT MËSIMORE NË ZOO!

KURORA E GJELBËR, PARQE TË REJA REKREATIVE, BIMËSIA DHE PYJET:

MBJELLJE TË REJA PRANË LIQENEVE FARKË, KASHAR, KUS, FJOLLË, SHARRË (PYLLI ORBITAL)!
APROVIMI PËR NISJEN E PROJEKTIT PËR PARKUN RAJONAL NATYROR NË PEZË (KAT. 4)!
16 PROJEKT PROPOZIME PËR PARQE TË REJA NË KUADRIN E PPV TR030, 2500 HA, STUDIM, PROJEKTIDE!
NISI FUNKSIONIMI I SYRIT TERMIK (KAMERA 360 GRADË PËR MONITORIMIN E 300 KM FOND PYJOR)!
MARRJA E KOMPETENCAVE DHE NISJA E STRUKTURIMIT TË SHËRBIMIT TË RI PYJOR TIRANË PRANË APR!
PROJEKT I AVANCUAR PËR SERAT DHE FIDANISHTEN E RE PËR PRODHIM BIMËSIE PËR PYLLIN ORBITAL!
BASHKËPUNIM ME AKZM PËR AKTIVITETET NË ZONAT REKREATIVE NË PARKUN E DAJTIT!
APR ËSHTË AKTOR E FAKTOR PARTNERITETI NË GJITHË PROJEKTET QË LIDHEN ME KURORËN E GJELBËR DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR TIRANËN E GJELBËR!

PROJEKTI PILOT LUAJ TIRANA:

METROPOLI PRO FËMIJËVE, LUAJ KUDO, JETO SHËNDETSHËM, 130 MODULE AKTIVE E ZHVILLUESE!
JETËZIM I HAPËSIRËS KOMUNITARE, SHTIMI I GJELBËRIMIT, INTEGRIMI SOCIAL, GJITHPËRFSHIRJE!
BASHKËPUNIM ME DONATORËT, PROJEKTIM NGA ATELIER I APR I 30000 M2 SHESHE E RIKUALIFIKIME REKREATIVE!
REALIZUAR NGA APR SHESHI I DYTË MË I MADH REKREATIV NË YZBERISHT 2700 M2 NDËRHYRJE, PARKU SPORTIV NË PARKUN E MADH 4000 M2 NDËRHYRJE!
BASHKËREALIZUAM 9 SHESHE ME KËNDE LODRASH E SPORTI, 8 SHESHE TË REJA VIJOJNË NË 2017 (23300 M2 HAPËSIRA TË REJA REKREATIVE NË LAGJE)!

AKTIVITETET REKREATIVE NË KOHËN E LIRË DHE NATYRË:

NXITJA E JETESËS AKTIVE, 172 AKTIVITETE/VIT NË NATYRË E PARQE, 275000 FREKUENTUES, 1034 ORË AKTIVITETE/VIT, 254 DITË AKTIVITETE/VIT!
NDEZËM AKTIVITETE TË JETESËS SË SHËNDETSHME, AKTIVITETE EDUKATIVE MBI MJEDISIN SI EDHE RINGJALLËM E PËRKRAHËM AKTIVITETET E SPORTIT NË NATYRË!
PROJEKTI TIRANA IME OUTDOOR MERR MBËSHTETJEN E UNDP DHE NIS NDËRTIMI I APLIKACIONIT!
REZERVIME ONLINE PËR PARKUN E RI SPORTIV, TEATRIN E HAPUR DHE INSTALACIONIN REJA! PROJEKTI PEDALON NXIT AKTIVITETET ME BIÇIKLETA, EVENTET E SPORTET EKSTREME NË NATYRË.

DISA PROJEKTE TË TJERA NË NDJEKJE NGA APR:

RIKONSTRUKSIONI I PLOTË I TEATRIT TË HAPUR NË PARKUN E MADH, VEPRA QË KOMPLETON MISIONIN TONË PËR RIKTHIMIN NË IDENTITET TË PARKUT TË MADH!
DHURO NJË STOL – DHURO NJË PEMË NË KUJTIM TË NJË MOMENTI OSE TË AFËRMI PYLLËZIMI ME DONATORËT DHE NGA FIDANISHTET NATYRALE NË ZONAT NË ADMINISTRIM APR!
PROJEKTI PËR SERAT DHE FIDANISHTEN E RE NË FUNKSION TË PYLLIT ORBITAL ME DONATORË!
PARKU I KODRAVE TË SAUKUT (LAPIDARI), STACION OUTDOOR DHE BALLKON PANORAMIK!
PARKU VAQARR, PARKU I AVENTURAVE, BUNKPARK, PISTA E FLUTURIMEVE PARASHUTA DAJT!
RIKONSTRUKSIONI I OBJEKTEVE, RIKUALIFIKIM RRUGICA, INFO-POINT 2 E 3, PISTONA E MONITORIM ME KAMERA I ZONËS ME TRAFIK TË KUFIZUAR (PMLAT) PISTAT E BIÇIKLETAVE, RRUGA PEDONALE PERËNDIMORE, SINJALISTIKA DHE SHËTITORJA DIGA (PMLAT)!
INVENTARI NË GIS DHE BAZA E TË DHËNAVE NË GIS PËR MENAXHIM DHE PUBLIKIM!
RIKONSTRUKSION STRUKTURAT MEMORIALE, PANTEONI, VARREZAT E DËSHMORËVE, LAPIDARE, ETJ!
RIKUALIFIKIME PJESORE BRENDA PARKUT TË MADH, ZONA LINDORE, ZONA PAS KORPUSIT, HYRJA DIGA, ETJ!
PROJEKTE SENSIBILIZUESE E EDUKATIVE PËR RËNDËSINË E NDIHMËS NGA PUBLIKU PËR PASTRIMIN, DENONCIMET DHE MBROJTJA E PASURISË PUBLIKE, ETJ.

(Volumi i punës së kryer, për 400% më shumë territor të mbuluar me shërbim e zona në administrim është përballuar me një rritje prej vetëm 10% personel e 20% fonde publike)

Viti i parë është vendimtar dhe përcaktues që koncepti, qëllimi, objektivat të zënë rrënjë e që projekti i Agjencisë së Parqeve e Rekreacionit, për herë të parë në këtë formë organizate, të nisë e rritet së mbari. Rezultatet e vitit të parë konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur sikurse na kanë bindur se nuk mjafton vetëm pasioni për të bërë diferencën. Lobimi i duhur për aktet rregullatore, vlerësimi, studimet dhe planifikimi në koordinim me gjithë planin e veprimit të Bashkisë Tiranë janë vendimtare për të lënë gjurmë pozitive dhe afatgjata zhvillimi të qendrueshëm.

APR ia dedikon suksesin e deritanishëm së pari mbështetjes së gjithanshme nga ana e Bashkisë Tiranë në çdo formë e mjet; Partneriteteve e Donatorëve që ndanë me ne besim e mund për projekte të përbashkëta; Kërkesës së lartë ndaj vetvetes krahas pritshmërive të publikut në rritje; Organizimit dhe Logjistikës së re dhe modernizimit të mjeteve të punës në funksion të rritjes së rendimentit e të uljes së shpenzimeve operative, të uljes së ndotjes dhe të sigurisë në punë; Rekrutimit cilësor; në veçanti krijimit të atmosferës së skuadrës e horizontalitetit maksimal në marrje përsipër e ndarje punësh por edhe nxitje iniciative e përfshirje; Promo/Web/Rrjete; Disiplinës financiare dhe Transparencës; Operativitetit e fleksibilitetit maksimal në kontrollin e territorit.

Jemi të ndërgjegjshëm se mbetet ende shumë për t’u bërë nga ne. Revolucioni i gjelbër, kthesa në politikat e aktiviteteve rekreative dhe në raportin me natyrën sapo ka nisur!

Me rastin e Bilancit 2016 të APR Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj falenderoi me Çertifikatë Mirënjohje (për kontribut për Kryeqytetin) disa prej bashkëpunëtorëve më të spikatur të 2016-ës për APR:

Edvin Kasimati, për kontributin për aktivitetet e garat në natyrë – BCT

Ervin Shehaj, për kontributin ambientalist – GreenLine Albania

Irene Margariti, për kontributin për projekte të Jetesës së Shëndetshme – Slow Food Albania

Zilie Feci, për ndihmën e parë në aktivitetet e APR – Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile

Edmond Gazheli, për dhurimin e Sorkadheve për Tirana Zoo – Biznesmen Hidrokarburesh

Bledar Kola, për kontributin e ndihmën për projekte mbi Të Ushqyerit e Shëndetshëm, Buka N’Strajc – Mullixhiu

Armand Peza, për kontributin e ndihmën në dekorim, evente e aktivitete kulturore – Geraldina Sposa

Kryetari i Bashkisë Tiranë në fund të takimit i dorëzoi një Medalje Mirënjohje znj. Myzafete Sula, financiere në APR, që sivjet del në pension pas një jete në administratën vendore!

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë

Njoftim për masat e reja për disiplinimin e hyrjeve në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës (PMLAT), Zonë me Trafik të Kufizuar (ZTK), në krahun lindor në dy hyrjet e rrugës “Gjeneral Nikols”.

postim-zone-me-trafik

Bazuar në VKB Nr 41, datë 23/09/2015, për “Riorganizimin e Drejtorisë së Përgjithshme Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit dhe krijimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit (APR)”; VKB Nr. 27, datë 30/04/2007, “Mbi caktimin e territorit të Parkut të Madh të Liqenit Artificial (PMLAT) si zonë me trafik të kufizuar”; VKB Nr. 33, datë 23/05/2016, për “Kalimin e PMLAT (dhe asetet e ndodhura në të), ”Varrezat e Dëshmorëve”, Kopshti Zoologjik nga D.P.Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit në administrim të APR…”; Urdhërit të Kryetarit Nr 220, datë 17/05/2007, mbi “Organizimin e planit të lëvizjes dhe orareve në zonën me trafik të kufizuar PMLAT” i ndryshuar me Urdhërin e Kryetarit Nr 11050 datë 12/04/2016; Shkresës Nr. 134 Dt. 04.01.2017 nga DPPP, si dhe mbështetur në Ligjin Nr. 8378 Dt. 22.07.1998, Neni 39 të “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar) dhe Rregullores për Zbatimin e Kodit Rugor”, informojmë se nga data 11 Janar 2017 nis funksionimin rregjimi i ri për disiplinimin e dy hyrjeve lindore të PMLAT. Hyrjet nga rruga “Gjeneral Nikols” do të paisen me sinjalistikën e re vertikale, me bllokim statik, ndalim kalimi automjetesh dhe motomjetesh si dhe pikë shërbimi të Policisë Bashkiake, postbllok me pistona ku kalimi do të kryhet vetëm me autorizime që lëshohen nga DPJAL – Bashkia Tiranë.

Subjektet dhe institucionet brenda kësaj zone që preken nga ky rregjim, duhet të marrin masa për t’u paisur me autorizimet përkatëse. Automjetet që hyjnë në PMLAT nuk do të lejohen të parkojnë në rrugët e brendshme të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, Tiranë! Autorizimi do të përcaktojë targën, përdoruesin, orarin/datat e lejuara për hyrjet në ZTK

Komunikatë për Peza N’Fest 2016 nga APR – Bashkia Tiranë

komunikata-foto

Komunikatë për Peza N’Fest 2016 nga APR – Bashkia Tiranë:

Sivjet Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizuan aktivitete të shumta me rastin e Peza N’Fest duke nxitur jetesën aktive, aktivitetet rekreative, sportet e promovimin e destinacioneve natyrore panoramike si Parku i Pezës e Liqeni i Fjollës, hipizmin, notin, kanoet, lojrat e garat e ndryshme. Risi tjetër ishte rikthimi historik i Orkestrës Sinfonike dhe Korit të TKOB me një performancë pjesësh të zgjedhura “Për Ty Atdhe” pas 50 vitesh në Pezë.

Maratona e eventeve kulturore e artistike përfshiu yjet e Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, Ansamblin Folklorik Tirana, Tirana RinFest nga Qendra Rinore TEN me talentet e reja, Bandën e Ushtrisë, Bandën e Tiranës, për t’u kulmuar me SHOW në mbrëmje deri në orët e para të mëngjesit me muzikë nga Shqipëria e Kosova me Altin Goci, Asgjë sikur Dielli, Rezarta Smaja, DJ Tatu, DJ Flekitza e Vegim etj.

Nata e Gjelbër me Vullnetarët e Ambientalistët, MotoShow, Tregu Artizanal e Ushqimor i zonës, Ecovolis e Pedalon me biçikletat, Parku i Lodrave e shërbimet në Park e bënë Pezën sivjet një zonë familjare, sportive, aventurash, shijimi kuzhine të zonës e zbulimi bukurish natyrore, argëtimi e pushimi aktiv si edhe formimi e edukimi për të vegjlit e të rinjtë përveçse përvjetor nderimi e respekti për heronjtë e Atdheut!

APR njohu pjesmarrësit me planet e projektet për Parkun e Pezës e Fjollës dhe avantazhet e Kurorës së Gjelbër të Tiranës në kthimin e vëmendjes tek jetesa e shëndetshme e aktive. Tirana Ime Outdoor, projekti më i ri i APR – Bashkia Tiranë për aktivitetet në natyrë ishte lajtmotivi i aktiviteteve të sivjetshme të Peza N’Fest – Festa e Bashkimit pa Dallim por edhe një mundësi e shkëlqyer për t’a orientuar publikun drejt atraksioneve natyrore e turistike dhe aktiviteteve në kohën e lirë në parqet e zonat rekreative jashtë qytetit të Tiranës.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e themeluar enkas për misionin e një jetese sa më aktive e për zgjerimin e ofertës rekreative për kryeqytetasit falenderon gjithë mbështetësit e partnerët – me kënaqësi konstatuam që nuk patëm asnjë ngjarje negative gjatë festimeve e aktiviteteve, asnjë problem me qarkullimin, asnjë dëmtim (shiu pengoi aktivitetet përmbyllëse, por ne bëmë gjithçka mundëm, albumet e postuara ilustrojnë se edhe me kaq ja kaluam shkëlqyeshëm) – Sukses ishte dhe realizimi i gjithë aktiviteteve vetëm me fonde sponsorizimi e partnerë, pa prekur arkën e qytetit. Mirutakofshim në Peza N’Fest 2017!

Njoftim mbi Shatrivanin lundrues në Liqenin e Parkut të Madh

shatervani

Shatrivani lundrues në Liqenin e Parkut të Madh të Tiranës është programuar për ndezje automatike në ora 06:00 dhe fikje automatike në ora 24 për sezonin veror deri në 1 Tetor 2016! Subjektet që mund të jenë duke lundruar në Liqen duhet të tregojnë kujdes sepse në momentin e ndezjes presioni i ujit nga pompimi i Shatrivanit lundrues (i ankoruar në pozicionin në hartën bashkëlidhur) është tejet i lartë! Poashtu, subjektet që mund të lundrojnë pas orës 24 duhet të tregojnë kujdes e të mos përplasen me bazamentin e Shatrivanit në Liqen (foto e strukturës së bazamentit bashkëlidhur)! Lundrimi i çdo lloj forme, frekuentimi i Liqenit është i lejuar vetëm me autorizimin e APR – Bashkia Tiranë! Në Liqen ndalohet notimi dhe peshkimi! Ky njoftim është informues! APR – Bashkia Tiranë nuk mban asnjë përgjegjësi për subjektet që futen e lundrojnë në Liqen pa autorizimin tonë dhe për çdo pasojë që u shkaktohet! Nga ana tjetër për çdo dëm në bazamentin apo paisjen e Shatrivanit Lundrues në Liqen do ketë detyrim për dëmshpërblim të plotë!

Nga krijimi i APR deri më sot – Takimi i datës 15 qershor 2016

_MG_0237Ndryshe nga drejtoritë e tjera të Bashkisë Tiranë, APR ka vetëm 7 muaj aktivitet nga themelimi, përmbledhur në muajt Nëntor 2015 deri sot, mbështetur në eksperiencat më të mira të kryeqyteteve që duam t’u ngjajmë si edhe në respekt të angazhimit elektoral për një kthesë historike në marrdhënien e qytetit me Parqet, Kurorën e Gjelbër, Pyjet, Jetesën e Gjelbër, Bimësinë Dekorative dhe Aktivitetet në Natyrë. Në vetëm 7 muaj, falë kthimit të këtij sektori në një prioritet, ja dolëm të kemi një Agjenci Parqesh dhe Rekreacioni me një profil aktiv, imazh e impakt publik të shkëlqyer dhe të fitojmë shumë kohë të humbur nga asgjëbërësit. Kthyem në fjalorin e ditës termat: Park, Luaj Kudo, Tirana pa Makina, Art Publik, Pedalon, Vizatim Peisazhi dhe Rekreacionin si një nga komponentët më të rëndësishëm të jetës për qytetarët e Tiranës.

_MG_0267Gjendja e arkës së Bashkisë Tiranë, ashtu siç e gjetëm, do të dekurajonte edhe më optimistët, situata mjerane e logjistikës që trashëguam do t’i priste gjunjët edhe më të çmendurve për punë, sirtaret e projekteve bosh dhe gjendja e degraduar rëndë e aseteve në terren do justifikonin mosarritje për vite e vite me rradhë. Por ne nuk erdhëm për të mbushur borderotë, as për stafeta militantësh, nuk erdhëm as për të bërë sikur e as për të kaluar kohën rehat. Erdhëm për të kthyer Tiranën në Drejtimin e Duhur!

Në vetëm 7 muaj, me moton 7 ditë të javës në punë, paradite e pasdite, APR mishëroi qëllimin e krijimit, jetëzoi vizionin e Bashkisë Tiranë dhe ndonëse në kushte të pafavorshme logjistike e buxhetore arriti të përballojë emergjencat, të rikthejë normalitetin në tërë sektorët sa i përket mirëmbajtjes dhe, më e rëndësishmja, APR u bë katalizator projekt-idesh (vetëm në Konferencën SmartCity prezantuam 42 Fisha) e aktivitetesh. Për herë të parë raporti i njeriut me natyrën dhe jetesën aktive administrohet i ndërthurur me punën për peisazhin jeshil, kujdesin për parqet, projektimin e shesheve rekreative, kujdesin për pyjet e bimësinë, ekosistemet, biodiversitetin dhe infrastrukturën rekreative të territorit të Bashkisë Tiranë, tashmë 25 herë më i madh prej reformës territoriale e administrative. Ndërveprimi, pjesëmarrja, frekuentimi nga publiku bëhen objektiva kryesore të punës së APR, duke dhënë përmasë misioni edukativ dhe rol direkt për cilësinë e jetës së kryqytetasve, përkundër modelit arkaik të ndërmarrjeve komunale “rregullo ç’u prish, avash avash”.

_MG_0292Me formësimin e APR Bashkia Tiranë i dha sy, zë e mendje sektorit të Parqeve e Aktiviteteve në Natyrë. Struktura e re e APR operon sot me një Atelier dizajni, peisazhi e inovacioni si edhe me një Inspektoriat “Tirana Park Rangers” për monitorim e kontroll më të specializuar në njësitë rekreative. Drejtoria e re e Planifikimit dhe Zhvillimit të qendrueshëm në vetëm 7 muaj është bërë pjesë e procesit të PPV të ri dhe e dhjetra projekteve ndërsektoriale ndërsa Drejtoria e re e Rekreacionit (Tirana Ime Outdoor) në vetëm 7 muaj ka realizuar 40 aktivitete rekreative në natyrë të cilat kanë kapur një pjesmarrje prej 190 mijë  frekuentuesish, me cilësi por edhe me një bilanc tepër pozitiv kosto/për frekuentues.

Impakti social dhe ekonomik për komunitetin e territorin është një tjetër pikësynim i yni këmbëngulës. Gjatë javës përmirësojmë parqet, në fundjavë ndezim aktivitetet, Atelier projekton, REja tërë hijeshi, Parku i ri i Lojrave gëlon nga frekuentimi – Parqe të Bukura, Njerëz të Shëndetshëm, të Lumtur!

_MG_0300Një tjetër tregues domethënës i punës së APR këto 7 muaj është gjenerimi, mobilizimi, aktivizimi i finacimeve të të tretëve; donatorë, filantropë, mbështetës, bamirës, sponsor për projekte, ide, nisma, punë e të mira publike. Për periudhën Nëntor 2015 – Qershor 2016 vlera e kontributit nga të tretët, me mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë Tiranë është plot sa trefishi i shumës që APR kishte në dispozicion nga buxheti! Serioziteti, pasioni e profesionalizmi na janë shpërblyer në formë direkte në besim, solidaritet e mbështetje, përkthyer kjo në të mira direkte për komunitetin.

Kjo kërkon përkushtim e mendje të hapur, dëshirë konstante për të përkrahur e kurrë për të penguar, kujtesë se nuk kemi ardhur për të qenë në rregull duke mos bërë asgjë. Në vetëm 7 muaj shtuam kapacitetet, rritëm impaktin për cilësinë e jetesës në Kryeqytet  dhe kjo ndërsa strukturohemi e ndërtohemi si organizatë, me 0 trashëgimi e teksa muaj pas muaji shtohen përgjegjësitë e delegimet. Kjo na bën koshient se në rregjim normal pune i detyrohemi publikut edhe më shumë rezultate!

_MG_0287Në terren kemi realizuar vërtetë shumë në 7 muaj – 6700 mbjellje bimësie dekorative të reja, 1.3 milionë m2 kositur e pastruar, 3500 ton evadime, 20 mijë m2 lirim hapësirash publike, 30 mijë m2 rigjelbërim, rikualifikime e rehabilitime, të gjitha flasin për rezultate rekord që do duhet shumë punë t’i tejkalojmë vitin e dytë. Parku i Madh i Liqenit është bërë zona më e frekuentuar e Tiranës.

Në 7 muaj kemi trefishuar vizitorët në Kopështin Zoologjik duke përmirësuar pritjen dhe argëtimin për gjithë moshat, duke krijuar zona me kafshë të buta në kontakt me fëmijët, aktivitete dhe duke rritur kushtet e sigurisë në kompleks. I dhamë prioritet përmirësimit të parkut të gjelbër të këtij aseti deri në përfundimin e projektit të Tirana Zoo Park të ri. Nga një horror e kthyem në një zonë idilike.
Një rëndësi të madhe për APR ka ulja e shpenzimeve administrative dhe rritja e investimeve në shërbim direkt të komunitetit e në të mirë publike. Kështu, në vetëm 7 muaj kursyem nga këto fonde duke bërë të mundur që plot 10 milionë Lekë të reja (ose 71 mijë Euro) të rialokohen për sheshe rekreative, investime në parqe e objekte shërbimi për publikun. APR është në impenjim të vazhdueshëm që e gjithë mbështetja që na është dhënë nga Bashkia Tiranë, që është e jashtëzakonshme, të jetë sa më e kthyeshme në të mira materiale e shërbime më të mira për taksapaguesit dhe zhvillim të qendrueshëm.

_MG_0257Një kujdes i veçantë i është kushtuar modernizimit të mjeteve të punës, logjistikës, në funksion të rritjes së rendimentit e të uljes së shpenzimeve operative, të uljes së ndotjes dhe të sigurisë në punë.

APR ka sot një puls të lartë në rrjetet sociale, një website tepër të pasur me informacion, vëmëndje ndaj çdo ankese e denoncimi në aplikacionin Tirana Ime dhe një prezencë të gjerë në programet me komunitetin, dëgjesat, transparencën publike, në media, në këshillimet e rrethet e shoqërisë civile.

Ky volum pune nuk mund të përballohej nëse nuk do kishim kryer një proçes rekrutimi profesional për një strukturë funksionale dhe nëse nuk do kishim përmirësuar strukturën e pagave.  Cilësia e akteve e relacioneve, materialeve e propozimeve për Kabinetin e Këshillin Bashkiak ka qenë tepër i vlerësuar.

 

Blendi Gonxhja – Drejtor i Përgjithshëm

Agjencia e Parqeve  dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë

Njoftim

13012850_555387921316072_2529784884070992454_nSot, datë 19 Prill, ora 17:00 pranë Njësisë Administrative Nr. 6 (Kombinati), organizohet dëgjesa e dytë mbi Projektin e Parkut Rekreativ të Rezervuarit të Kasharit, nga Njësia Administrative Kashar, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë. Ftohen tërë të interesuarit të marrin pjesë në këtë dëgjesë publike ku do mbahen shënim pyetje-përgjigjet e ndryshme mbi projektin.

 

Inventarizimi i Parqeve

APR ka nisur inventarizimin (evidentimi në terren i llojit, diametër, lartësi, moshë, karakteristikat) e gjithë bimësisë, drurëve dhe shkurreve dekorative dhe objekteve funksionale (kosha, stola, memoriale, objekte sanitare, struktura, etj) në Parkun e Madh të Liqenit Artificial si pjesë e punës për përmirësimin e organizimit të administrimit e mirëmbajtjes. Në proces shënohen parcelat, dhe vendndodhja pasi eksperienca e deritanishme evidentonte vetëm sasitë e llojeve – nuk shënoheshin karakteristikat dhe pamundësohej analiza e bimësisë dhe objekteve të Parkut. Me metodën e re të inventarizimit krijohet mundësia e një harte reale të vendodhjes së çdo bimësie dhe pozicioni të çdo objekti si pjesë e një baze moderne të dhënash analitike, zyrtare dhe publike.

Sqarim Publk

Njoftim zyrtar: Nuk ka asnje rast që pemë të shëndetshme të jenë prerë në zonën e projektit të lojrave në park. Të gjitha trungjet e cungjet apo rrënjë të hequra, si kudo në park, janë të pemëve të rrëzuara ose të thara, në çdo rast trajtuar me procedurën e dokumentacipnin përkatës nga specialistët, dhe kjo pa asnjë lidhje me projektin e lojrave. Çdo aludim është i gabuar! Çdo i interesuar mund të njihet me të dhënat në fjalë duke na kontaktuar (info@aprtirana.al ose 0682050136).

Rrezik Për Rënie Pemësh

TREE_DANGER

Lajmërojmë gjithë frekuentuesit e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës se brenda parkut janë rreth 100 pemë që paraqesin problem dhe rrezikshmëri për rënie, këputje ose rrëzim komplet. APR po evidenton listën dhe ka nisur puna për marrjen e masave për këtë problem (duke informuar K.T. e Bashkisë Tiranë dhe duke ndërhyrë). Barra e këtij problemi të trashëguar nga mosmirëmbajtja siç duhet e parkut na gjen pa mjetet e teknologjinë e duhur, pa infrastrukturën e pa fondet që kërkohen – APR e themeluar në 6 tetor 2015 po ndërhyn intensivisht në PMLAT për sistemimin dhe kthimin në normalitet por rreziku e numri i këtyre pemëve është i lartë – I bëjmë thirrje gjithë frekuentuesve të kenë vëmendje e të kontrollojnë mirë ku ecin, të shmangin kalimin nën pemë të thata e nën trungje të shtrembëra si edhe në ditë me shira e erë. APR po punon për sinjalizimin në terren por lypset kujdesi dhe vëmendja e të gjithëve, sidomos me fëmijët e të moshuarit. Ndalohet çdo lloj lidhje litarësh a lisharësish e çdo hypje në pemë pa konsultuar APR! Gjithashtu çdo informacion i juaji ndihmon: 0682050136.