APR – Bashkia Tiranë: Bilanci për vitin 2016, falenderime e mirënjohje!
TRANSFORMIME RRËNJËSORE NË ADMINISTRIMIN E PARKUT TË MADH TË LIQENIT DHE ZOOPARK:
KURORA E GJELBËR, PARQE TË REJA REKREATIVE, BIMËSIA DHE PYJET:
PROJEKTI PILOT LUAJ TIRANA:
AKTIVITETET REKREATIVE NË KOHËN E LIRË DHE NATYRË:
DISA PROJEKTE TË TJERA NË NDJEKJE NGA APR:
(Volumi i punës së kryer, për 400% më shumë territor të mbuluar me shërbim e zona në administrim është përballuar me një rritje prej vetëm 10% personel e 20% fonde publike)
Viti i parë është vendimtar dhe përcaktues që koncepti, qëllimi, objektivat të zënë rrënjë e që projekti i Agjencisë së Parqeve e Rekreacionit, për herë të parë në këtë formë organizate, të nisë e rritet së mbari. Rezultatet e vitit të parë konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur sikurse na kanë bindur se nuk mjafton vetëm pasioni për të bërë diferencën. Lobimi i duhur për aktet rregullatore, vlerësimi, studimet dhe planifikimi në koordinim me gjithë planin e veprimit të Bashkisë Tiranë janë vendimtare për të lënë gjurmë pozitive dhe afatgjata zhvillimi të qendrueshëm.
APR ia dedikon suksesin e deritanishëm së pari mbështetjes së gjithanshme nga ana e Bashkisë Tiranë në çdo formë e mjet; Partneriteteve e Donatorëve që ndanë me ne besim e mund për projekte të përbashkëta; Kërkesës së lartë ndaj vetvetes krahas pritshmërive të publikut në rritje; Organizimit dhe Logjistikës së re dhe modernizimit të mjeteve të punës në funksion të rritjes së rendimentit e të uljes së shpenzimeve operative, të uljes së ndotjes dhe të sigurisë në punë; Rekrutimit cilësor; në veçanti krijimit të atmosferës së skuadrës e horizontalitetit maksimal në marrje përsipër e ndarje punësh por edhe nxitje iniciative e përfshirje; Promo/Web/Rrjete; Disiplinës financiare dhe Transparencës; Operativitetit e fleksibilitetit maksimal në kontrollin e territorit.
Jemi të ndërgjegjshëm se mbetet ende shumë për t’u bërë nga ne. Revolucioni i gjelbër, kthesa në politikat e aktiviteteve rekreative dhe në raportin me natyrën sapo ka nisur!
Me rastin e Bilancit 2016 të APR Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj falenderoi me Çertifikatë Mirënjohje (për kontribut për Kryeqytetin) disa prej bashkëpunëtorëve më të spikatur të 2016-ës për APR:
Edvin Kasimati, për kontributin për aktivitetet e garat në natyrë – BCT
Ervin Shehaj, për kontributin ambientalist – GreenLine Albania
Irene Margariti, për kontributin për projekte të Jetesës së Shëndetshme – Slow Food Albania
Zilie Feci, për ndihmën e parë në aktivitetet e APR – Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile
Edmond Gazheli, për dhurimin e Sorkadheve për Tirana Zoo – Biznesmen Hidrokarburesh
Bledar Kola, për kontributin e ndihmën për projekte mbi Të Ushqyerit e Shëndetshëm, Buka N’Strajc – Mullixhiu
Armand Peza, për kontributin e ndihmën në dekorim, evente e aktivitete kulturore – Geraldina Sposa
Kryetari i Bashkisë Tiranë në fund të takimit i dorëzoi një Medalje Mirënjohje znj. Myzafete Sula, financiere në APR, që sivjet del në pension pas një jete në administratën vendore!