E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Varrezat e Ushtarëve Anglezë

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga prilli i vitit 1943 deri me 31 tetor 1944, në Shqipëri u vranë 46 ushtarë të misioneve ushtarake britanike. Për gati pesëdhjetë vjet për të rënët nga rradhët e forcave aleate të Luftës së Dytë Botërore nuk pati vëmendje për t’i kushtuar një përkujtimore. Vetëm në vitin 1993 në një bashkëpunim mes Bashkisë Tiranë dhe Ambasadës Britanike nisi të ndërtohet varreza për ushtarakët britanikë. Ky objekt memorial u përurua me datë 8 maj 1994 me rastin e 50 vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.   Populli i Kryeqytetit dhe Shqipërisë i është mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar pasi në Nëntor 1944 aviacioni aleat me anë të bombardimeve dhe sulmeve të fuqishme ajrore i dha goditjen kryesore dhe përfundimtare forcave gjermane duke bërë të dështonte plani famëkeq për djegien dhe shkatërrimin e Tiranës. Ditën e Çlirimit, 17 Nëntor 1944, aviacioni aleat solli në Tiranë me mijëra pako ushqimore në ndihmë të popullit të sapodalë nga lufta.

Homazhet kanë hyrë në Protokollin e Shtetit dhe çdo 8 maj aleatët e rënë përkujtohen me homazhe të organizuara nga Ambasada Britanike. Në panelin qendror të Memorialit të Ushtarakëve Britanikë është vendosur guri i marrë nga varri ish udhëheqësit komunist Enver Hoxha, i cili u çmontua në prill 1992 nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.