Varrezat e Ushtarëve Gjermanë

Varrezat gjermane të luftës në Tiranë

Inagurimi i varrezave të ushtarëve të rënë u organizua me datë 19 nëntor 2006 në Parkun e Madh të Liqenit, në një kënd të Ansamblit Memorial, Tiranë. Aty prehen 56 ushtarë gjermanë të rënë gjatë Luftës së II Botërore. Nga 2.400 ushtarët e rënë ose të humbur në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore rreth 1.800 njihen me emër. Në tetë kolona graniti janë shkruajtur emrat e të rënëve.

Ambasadori Gjerman, i asaj kohe, nënvizoi: “Këto varreza duhen mbajtur dhe kujdesur me dashuri. Ne nuk do të rreshtim duke luftuar për paqen dhe kundër harresës”.
Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm një numër i madh përfaqësuesish të lartë të politikës dhe të sektorit ushtarak dhe përpos tyre erdhën nga Gjermania edhe një grup i të afërmve të të varrosurve në këto varreza.

 

 

Varrezat e Ushtarëve Gjermanë

Pajtim përtej Varreve

Ceremonia u drejtua nga Atasheu Ushtarak, Nënkolonel i.G. Stefan Miene. Për një zhvillim të denjë protokollar u kujdes delegacioni i Batalionit të Rojeve pranë Ministrisë Federale të Mbrojtjes si dhe trupa muzikore e Shtabit të Bundeswehr-it. Orkestra e Ushtrisë Shqiptare interpretoi sfondin muzikor. Gjeneral/Lejtnant Dora vuri theksin në domethënien e ceremonive të tilla që mbartin emocione të fuqishme: “Varrezat e luftës nxisin pajtim midis popujve. Ky pajtim përtej varreve më mbush me besim të plotë”.