E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Memoriali Debatik

Me ndërtimin e Varrezave të Dëshmorëve (1947) në Kodrat e Liqenit u vendos edhe një lapidar për nder të organizatës DEBATIK (Djemtë e bashkuar të idealeve komuniste). Memoriali përkujton besëlidhjen e datës 10 shkurt 1942 mes fëmijëve antifashistë të Tiranës nën kujdesin e celulave komuniste. Pikërisht në vendin ku sot ngrihet memoriali debatikasit groposën materialet më të rëndësishme të organizatës si dhe bënë betimin. Aktiviteti i tyre frymëzoi artistët Hysen Hakani dhe Gëzim Erebara për realizimin e filmit “Debatik”, ku spikati roli i Colit, një nga personazhet më mbresëlënës në kinemanë shqiptare. Shumë skena të filmit janë xhiruar në vendin ku u themelua organizata, te Lapidari në Parkun e Liqenit.
Lapidari, në formën që është sot, u rikonstruktua në vitin 1988. Ky është vendi ku breza të nxënësve të shkollave tetëvjeçare të Tiranës bënin betimin për të aderuar në organizatën e Fatosit dhe më të rritur, në atë të Pionerit. Për nder të këtij memoriali, në vitin 1961 u realizua filmi “Debatik”.