E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Parku i Varrezave të Dëshmorëve, Pezë

Varrezat e Dëshmorëve të Pezës ndodhen në fshatin Pezë e Madhe rreth 30 km larg në jug-perëndim të kryeqytetit, Njësia Administrative Pezë, pranë Bashkisë së Tiranës.

Punimet për ndërtimin e këtij Parku Memorial filluan më 15 Janar 1977 dhe përfunduan në qershor 1977, duke realizuar sistemimin, drenazhimin, kanalizimin, pusetat, shtresat, ndërtimin e vendosjen e varreve, rrugë, sheshe, shkallë, murembajtës, ndërtimin e urës dhe sistemimin e përroit, si dhe mbjelljen e bimësisë për gjelbërimin brenda dhe jashtë rrethimit të varrezave. Gurët që janë përdorur për bazamentet janë nxjerrë në Gjirokastër, pllakat e mermerit janë prodhuar nga Kombinati Josif Pashko, ndërsa arkëmortet nga Ndërmarrja e Ndërtimit 21 Dhjetori, Tiranë.

Përurimi i Ansamblit Memorial të Varrezave të Dëshmorëve Pezës u bë më datë 16 Shtator 1977, me rastin e 35 vjetorit të Konferencës së Pezës.

Në varrezat e Dëshmorëve të Pezës prehen 145 dëshmorë të rënë gjatë luftës nacionalçlirimtare të fshatrave përreth. Në këtë Park Memorial ka qënë vendosur edhe tre varre të dëshmorëv italianë (Guisseppe. Antonio, Francesco Bianchi, Guiseppe Antonio) rënë në luftën kundër nazifashistëve gjermanë dhe në vitin 2008 eshtrat e Guiseppe Antonio u tërhoqën nga familjarët e tij dhe janë rivarrosur në vendlindjen e tij në Itali.

Monumenti “Lavdi dëshmorëve të Pezës heroike” është realizuar nga Mumtaz Dhrami, Kristo Krisiko, Nina Mitrojorgji (arkitekte) në vitin 1977.