AQUADROM

Kompleksi  “Aquadrom Tirana” gjendet në një nga zonat më të bukura dhe më të frekuentuara në perëndim të Tiranes, pranë Liqenit Artificial. I rrethuar nga një gjelbërim kodrinor,  kompleksindodhet jo më larg se 2 km nga qendra e Kryeqytetit. Në një hapësirë të gjelbërt prej 40.000m2 gjenden të ndërtuara në harmoni me natyrën 6 pishina, 5 fusha futbolli, lojëra për fëmijë, 4 restorante si dhe 3 bare.

 


noti-653x350Pishina Olimpike

Pishina me standartet e vërteta olimpike evropiane, që ndodhet në hapësirën e gjelbërt të Kompleksit Aquadrom, është e gjatë 50 metra, 25 metra e gjerë dhe ka një thellësi prej 2.5 metrash. Gjerësia e kësaj pishine lejon që një korsi të jetë 3 metra  e gjerë dhe të përbëhet gjithsej nga 8 korsi. Këtu zhvillohen programe të ndryshme noti, kurse për gjithë grupmoshat si dhe Kampionatet Kombëtare në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Notit.

 

 

 

pishinat-tirana-2

Pishina VIP

Është pishinë ku përpos notit në natyrë ju mundëson ushtrimin e sporteve rekreative. Përmasat e kësaj pishine nuk janë në standarte olimpike dhe hapësira nuk është e ndarë në korsi. Afria me kafe-barin ju mundëson të dëgjoni muzikë si dhe të konsumoni produktet e ofruara.

 

 

 

 

pishinat-tirana-3Pishina Familjare

Kjo pishinë u adresohet prindërve me fëmijë, pasi ka të përfshirë edhe një hapësirë për më të vegjlit me nivel uji që nuk e kalon thellësinë një metër. Të dy pishinat, me thellësi të ndryshme uji, ndodhen në të njëjtin ambient, duke mundësuar që e gjithë familja të ketë një ambient të përbashkët.

Pishina për Fëmijë

Pishina për më të vegjlit është një pishinë e cekët e përshtatshme për atë grupmoshë dhe e paisur me rrëshkitëse të vogël, shatërvan si dhe elementë tërheqës dhe shumëngjyrësh për të afruar fëmijët me ujin.

 

Pishina Trampolinëaquadrom

E ndërtuar me tre kate me një lartësi prej 12 m, është investimi i vetëm në Tiranë me këto përmasa. Mund të përdoret nga amatorët e hedhjeve nga lartësitë dhe zhytjeve.

 

 

 

 

 

Për informacione më të detajuara rreth strukturës, vendndodhjes dhe kontakteve mund të vizitoni faqen e Aquadrom Tirana: http://www.aquadrom.al/