E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

1000 Selvitë

SELVIA

Jetësimi i rrugës “1000 Selvitë” në Parkun e Madh të Liqenit (hyrja nga “Rruga e Elbasanit”)

Selvia (lat. Cupressus sempervirens L.) e njohur edhe si: qiparis (Shqipëri e Jugut), qipras (Shkodër), bënë pjesë në familjen Cupressaceae.

Kthim në Identitet: Në krah të Fakultetiit të Gjeologji – Miniera, APR nis mbjelljen e 200 pemëve Selvi, donacion i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Rehabilitimi, mbjellja, gjelbërimi i rrugës hyrëse për në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës me pemën qeparis, SELVI siç ka qenë historikisht e tillë nga krijimi, por dhe emërtimi i saj “Rruga e 1000 Selvive”, ashtu si ka hyrë në memorien kolektive të Kryeqytetit.

Është nga të parat monumente të gjelbërta në park dhe daton në 1959, vetëm një vit pas ndërtimit të Parkut të Madh. Duke qënë një pemë karakteristike e Tiranës që para se të ishte kryeqytet, asokohe u pa e udhës mbjellja e rrugës së parë të parkut me selvi, apo qeparisë, për t’i veshur parkut identitetin e krahinës. Selvia cilësohet si druri më i bukur i florës mesdhetare. Ka një rritje që shkon deri në 30-35 m lartësi duke krijuar një koridor fantastik të gjelbërt. Jetëgjatësia e pemës së Selvisë shkon nga 300 deri në 400 vjet.

Selvitë janë dhuratë nga komuniteti Bektashian në vigjilje të Ditës së Sulltan Nevruzit, festa e ardhjes së pranverës. Këtë festë e kanë festuar më përpara persianët. Ata kanë pasur dy stinë, verën dhe dimrin. Në 22 mars ata festonin ardhjen e verës, e cila zgjaste deri në 22 shtator. Më vonë, në botën islame në 22 mars lindi imam Aliu, i cili është i vetmi fëmijë i lindur brenda në Qabe. Që prej asaj kohe Sulltan Nevruzi u festua nga tarikatet si ditëlindja e imam Aliut. Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston këtë festë në të njëjtën datë. Kjo festë simbolizon rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri. Emri “Nevruz” ka ardhur nga persishtja dhe domethënia e tij është “ditë e re”. Emri “Sulltan” është titulli më i lartë që mund të merret. Në Shqipëri kjo festë ka nisur të festohet rreth shekullit XIV, kur u përhap bektashizmi në Shqipëri.