E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Pista e Biçikletave

PISTA E BIÇIKLETAVE

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë u themelua në Tetor 2015 duke marrë nën administrim ndër të tjera dhe Parkun e Madh të Liqenit. Në vitin 2017 nisi një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit; ndërtimi i pistës së re të biçikletave, me dy korsi kalimi të pavarur, duke sjellë më shumë harmoni, por edhe siguri për qytetarët e shumtë që frekuentojnë parkun. Me një gjatësi piste prej 5.84 km, itinerari i biçikletave është shtrirë në zonat më pak të populluara të liqenit, pikërisht për t’i bërë të aksesueshme dhe më atraktive. Me pistën e re te vrapit dhe pedalimit Parku i Madh ofron tashmë më shumë mundësi për të gjithë ata që duan të merren me sport apo janë të apasionuar pas biçkletave.