foto web panoramike nga dajti

Parku Rekreativ i Dajtit – është një nga komponentët e Parkut Kombëtar të Dajtit i vendosur 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km nga aeroporti “Nënë Tereza”. Ky vend është shumë i frekuentuar nga turistët dhe njihet edhe si “Ballkoni natyror i Tiranës” i cili ofron mundësi rekreacioni dhe akomodimi për turistët.

Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” shtrihet në vargjet malore të Skënderbeut, kryesisht në rrethin e Tiranës, duke prekur shumë pak rrethin e Krujës. Ky Park ka një sipërfaqe prej 29384.18 ha, shtrihet në një terren tërësisht malor, duke nisur nga lartësia 300 metra dhe duke arritur majën më të lartë, majën e Mcekut të Shën Mërisë në një lartësi prej rreth 1827 metrash. Malet me kryesore që përfshihen në territorin e Parkut janë Mali i Bastarit 1740 metra, mali i Dajtit 1613 metra, mali i Tujanit 1513 metra, ai i Piskës së Madhe 1365 metra, mali me Gropa 1848 metra, mali i Brarit dhe i Piskës së Vogël 1212 metra etj. Malet ndahen nga qafa dhe gryka të thella ose kanione mbresëlënëse duke i ofruar vizitorëve peisazhe fantastike dhe larmi refleksesh dhe ngjyrash. Duke patur parasysh zonën qendrore të Parkut Kombëtar te e cila ndodhet Fusha e Dajtit, largësia nga qendrat e banuara është: Nga qyteti i Tiranës parku ndodhet 26 km,nga Kinostudjo 21 km, nga qendra e Njësisë Administrative Dajt 17 km, nga qendra e Njësisë Administrative Zall – Bastar 46 km, nga qendra e Njësisë Administrative Shëngjergj 30 km.

Veri: Kufiri administrativ, ndërmjet rrethit të Krujës dhe të Tiranës me kuota 794 m (Maja e Fraveshit) me koordinata 41032’11” V dhe 19047’48” L, vijon me kuotat 1090 m, 1227 m (Maja e Zithit) deri te kuota 1627 m, me koordinata 4103’52 ” V dhe 19054’44” L.

Lindje: Kuota 1627 m, me koordinata 41031’52” V dhe 19054’4″ L, ndjek kurrizin e vargmalit Xibër – Malin me Gropa, me kuotat 1473 m ( maja e Rrjepës ), 1388 m, 1295 m, 1613 m ( Maja e Papatit ), 1455 m (maja e Staravecit), 1594 m, 1700 m, 1827 m (Maja e Malit të Shënmërisë), 1712 m, 1498 m, deri te ndërprerja me rrugën automobilistike Tiranë – Bize, në afërsi të fshatit Shënmëri (Burimas) dhe rrjedhjen e lumit Erzen, me koordinata 41020’29” V dhe 20009’56” L.

Jug: Rrjedhja e lumit Erzen me koordinata 41020’29” V dhe 20009’56” L, rezervuari i Skurranës deri te gryka e Skurranës me koordinata 41015’26” V dhe  19057’37” L.

Perëndim: Gryka e Skurranës me koordinata 41015’26” V dhe 19057’37” L, dhe vijon me kuotat 890 m (Maja e Kurorës), pranë fshatit Përcëllesh, në Priskën e Madhe, vazhdon me rrugën automobilistike Priskë – Surrel, ndjek rrugën automobilistike Surrel – Tiranë deri në afërsi të Njësisë Administrative Dajt, më pas në kuotat 573 m (maja e Qytezës), 445 m (maja e Shpatës), në afërsi të fshatit Brar dhe Priskë e Vogël, ndërpret lumin e Tërkuzës, kuotat 1268 m ( maja e Gamtitit ), deri tek kuota 794 m (maja e Faraveshit) me kuota 41032’11” V dhe 19047’48” L.

Ballkoni Rekreativ i Dajtit

Platforma e Hedhjeve me Parashutë (Projekt)

Itinerarët e Ecjes

Shtigjet e Biçikletave

Teleferiku “Dajti Expres”