pistaAgjencia e Parqeve dhe Rekreacionit propozon adaptimin dhe krijimin e një zone për hedhjet me parashutë në pjesën e “Ballkonit të Dajtit”. Në ditët e sotme, aeronautika, hedhjet me parashutë dhe të gjitha sportet ajrore po konsiderohen gjithmonë e më shumë si sporte jo ekstreme dhe më shumë si aktivitete rekreative për brezat e rinj. Përveç faktit se në Shqipëri sporte të tilla shikohen si të rezikshme, numri i profesionistëve dhe ndjekësve të sporteve ajrore është rritur në mënyrë të ndjeshme pas 1994, vit që shënon dhe krijimin e shoqatës së parë. Momentalisht ekzistojnë 5 Aero-Club dhe Federata të Aerodinamikës. Rritja e dashamirësve të këtij sporti e bën të domosdoshme ndërtimin e një zone fluturimi. Në këtë kontekst APR propozon Ballkonin e Dajtit si një vend ideal, të zgjedhur nga specialistët për një sërë arsyesh si; afërsinë me qytetin e Tiranës, kushtet e favorshme atmosferike dhe mundësitë e shumta të akomodimit. Ndërtimi i kësaj platforme do të lejojë aplikuesit e këtij sporti të eksperimentojnë ndjesinë e hedhjes me parashutë në çdo sezon të vitit. Ndërtimi i kësaj platforme do të përbënte një pikë ndihmese për zhvillimin e sportit dhe turizmit në zonë.