E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Teleferiku “Dajti Express”

logo dajti ekspres

Dajti Ekspres është një teleferik në Shqipëri, që të çon prej qytetit të Tiranës deri në Parkun natyror të Dajtit.

Teleferiku është vepra e parë e këtij lloji në vendin tonë. Ndërtimi i teleferikut i ka dhëne një dimension të ri jo vetëm lidhjes dhe komunikimit, por edhe të jetës qytetare. Në vetvete ky investim është një simbol i shkurtimit të largësive.

Dajtit Ekspres është një vepër tepër unikale, jo vetëm nga fakti se është i pari investim i këtij lloji në fushën e turizmit, të rekreacionit, të mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, por edhe nga fakti se si rrugë ajrore, për transport njerëzish ai ka specifikën e vet. Kjo jo vetëm për kompleksitetin e makinerive dhe pjesëve përbërëse, ashtu edhe për mënyrën e të dimensionuarit të stacioneve të sipërm e të poshtëm, të kullave mbështetëse, që u nënshtrohen forcave të mëdha tërheqëse, përkulëse dhe shtypëse.

Prodhimi i gjithë ansamblit të makinerive, ndërtimi i bazamenteve të stacioneve dhe kullave si dhe montimi i vetë teleferikut ja rrisin vlerat si një vepër e mirëfilltë dhe mjaft e ndërlikuar mekanike për llojin e vet.

Prezenca e dikurshme e «Kampit të Punëtorëve» dhe «Kampit të Pionierëve» si dhe në përgjithësi vlerat eko-turistike të pyllit që kanë tërhequr e po tërheqin nxënës të shkollave, të rinj e të reja, sportistë, alpinistë, skiatorë, turistë nga vende të huaja, në të gjitha stinët, ka treguar dhe po tregon se Parku Kombëtar i Dajtit ka luajtur kryesisht funksion rekreativ.

Nga pikëpamja sociale instalimi dhe funksionimi i pandërprerë i teleferikut do të bëjë të mundur frekuentimin e Parkut dhe nga qytetarët që deri tani nuk kanë pasur apo nuk do kenë mundësi të udhëtojnë me apo makina.

Nga pikëpamja mjedisore teleferiku duhet konsideruar si elementi numër një i infrastrukturës së një Parku Kombëtar të menaxhuar me drejtim turizmi dhe rekreacioni.

Për informacione më te detajuara rreth Dajti Ekspres mund te vizitoni faqen: facebook.com/dajtiekspresofficial.