E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Pedalon

 

tabela pedalon

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë ofron një eksperiencë të re për frekuentuesit e Kopshtit Zoologjik. PEDALON është projekti më i ri i APR që nxit dhe promovon pushimin aktiv, përdorimin e biçikletave dhe mjeteve të levizjes së shëndetshme e të gjelbër. Kështu nga sot, çdo fundjavë, frekuentuesit e Tirana Zoo Park do të kenë mundësi të shëtisin me 4rrotëshe pa pagesë për një aktivitet rekreativ më shumë, një kënaqësi për prindër e fëmijë dhe për gjithë vizitorët. Ky shërbim vjen falë bashkëpunimit të APR me GearBike. Kjo përpjekje e re e APR po rikthen familjet e femijët në Tirana Zoo Park ku po punohet për normalizimin e situatës, për sigurinë dhe kushtet për aktivitetet rekreative. Për herë të parë ka rradhë në hyrjen e këtij Parku tematik, deri dje një zonë e katandisur si mos më keq. PEDALON do të shtrihet në disa projekte dhe aktivitete duke përfshirë gara, lojra, promovim idesh ambientaliste, edukim dhe sensibilizim për rëndësinë e përdorimit të mjeteve të shëndetshme e të pastra të lëvizjes. Së shpejti do të shpalosen informacione të mëtejshme mbi PEDALON.