E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Tirana030

Plani i Përgjithshëm Vendor i Tiranës tregon të ardhmen e një metropoli policentrik dhe kaleidoskopik, i cili do të presë në çdo pjesë të tij një ekuilibër të gjetur ndërmjet qytetit dhe natyrës. Plani i Përgjithshëm Vendor propozon 13 projekte strategjike për të ardhmen e një metropoli kaleidoskopik.

  • Një identitet të ri për vendbanimet urbane. Rikthimi i një identiteti prodhues, bujqësor dhe turistik ndaj qendrave më të vogla, duke i integruar ato në kaleidoskopin metropolitan, nëpërmjet sistemeve lineare të gjelbra: Ndroqit, Pezës, Baldushkut, Bërzhitës, Krrabës, Shëngjergjit dhe Zallbastarit.
  • Tre Korridoret e Gjelbra dhe të Kaltra. Transformimi i rrjedhave të ujin – edhe kur rrjedhin në brendësi të qytetit – në korridore ekologjike të rigjenerimit dhe biodiversitetit.
  • Një Korridor i Ri Energjitik. Realizimi gjatë luginës Elbasan-Krrabë të një sistemi të ri të integruar prodhimi, magazinimi dhe shpërndarje të energjive të rinovueshme.
  • Një Sistem Bujqësor i Ri. Përforcimi i realitetit bujqësor në luginën e Erzenit dhe luginave të degëve të tij, duke krijuar një rrjet të përhapur me agroturizma, ferma dhe vende prodhimi.
  • Parku i Ri i Botës dhe Bulevardit. Përmbushja dhe fuqizimi i shpinës kurrizore së metropolit kaleidoskopik, duke e zgjeruar Bulevardin Dëshmorët e Kombit deri te Parku i ri i madh i Botës.
  • Unaza e Katërt e gjelbër e re. Realizimi i një unaze të re të gjelbër dhe të qëndrueshme – dedikuar lëvizshmërisë së këmbësorëve, biçikletave dhe në hekurudhë – e cila shtrihet në brendësi të metropolitanit kaleidoskopik.
  • Një Pyll Orbital dhe një Oazë Natyrorë. Realizimi i një brezi me 2 milion pemë rreth qytetit me qëllim bllokimin e konsumit të tokës dhe krijimin e një unaze me pyje frutore, parqe bregore dhe pyje për natyralizmin.
  • Transit me Cilësi të Lartë. Realizimi i një rrethi hekurudhor me shpejtësi të lartë për të lidhur qendrën me aeroportin dhe portin. Përfundimi i rrjetit të transportit publik në qendër.
  • Optimizimi i unazës së tretë. Fuqizimi dhe modernizimi i unazës së tretë nëpërmjet një sistemi lëvizshmërie të integruar dhe riplanifikimi i anëve të rrugëve – me një pistë për biçikletat dhe një Linjë e Dedikuar Autobusi.
  • Lëvizshmëri në Bashkëpërdorim e Përhapur. Nxitja e gjithë formave të lëvizshmërisë në bashkëpërdorim dhe të qëndrueshme për të garantuar ndaj qytetarëve një lëvizshmëri të shpejtë dhe ekologjike.
  • Ruajtja e Trashëgimisë Arkitektonike të Shekullit të XX. Njohja e godinave që dëshmojnë historinë e pasur ë viteve 1900, e vlerës së një pasurie të përbashkët, e cila duhet respektuar dhe të cilës duhet t’i jepet vlerë.
  • 5 Epiqendra Dinamike të reja. Projektimi në zonat e jashtme të qytetit të pesë epiqendrave të reja prodhuese me inkubatorë për sipërmarrje të reja, shërbime ndaj qytetarëve, epiqendra për kulturën dhe kohën e lirë.
  • Një Rrjet i Përhapur Shkollash të Hapura e të Reja. Realizimi i një rrjeti të shkollave të reja, të cilat qëndrojnë hapur në çdo orë gjate gjithë vitit dhe të cilat kryejnë funksionin e shesheve dhe qendrave qytetare të lagjeve.
  • Tirana për të Gjithë – Qytet i Aksesueshem. Realizimi gradual i një metropoli të aksesueshëm nga të gjithë – veçanërisht nga qytetarët më të brishtë.

Propozimet për Parqe të reja Rekreative në PPV TR030

1234567891011121314

Për më tepër informacion vizitoni faqet:

Web – http://www.tr030.com/

Facebook – https://www.facebook.com/tirana030