E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Fauna

Fauna e Tiranës

Fauna vlerësohet e pasur me shumë lloje dominante që paraqesin nje trashëgimi të rëndësishme në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Pas ngritjes së bazës të të dhënave, inventarizimit, u vu re se mesatarja e 2/3 të llojeve që gjenden në Shqipëri ndodhen edhe në arealin e Bashkisë së Tiranës (tabela e mëposhtme).

fauna materiale

Siç shihet në tabelën e mësipërme, 133 lloje janë të përfshira në Librin e Kuq të Shqipërisë, që konsidorohen të mbrojtura dhe në rrezik zhdukjeje.

Në hapësirën e Bashkisë së Tiranës janë 23 lloje me interes global ruajtje, duke përfshirë 14 lloje gjitarësh, 3 lloje zvarranikësh, 2 lloje amfibësh dhe 4 lloje insektesh. Pothuajse 2/3 e llojeve me status përkujdesje globale janë gjitarët, 7 prej të cilëve janë lakuriq nate, banorë të shpellave. Kjo evidenton rëndësinë e Shpellës së Zezë (Pëllumbasit) si vendstrehimi kryesorë i lakuriqit të natës.

Shpendët që gjallojnë në Tiranë vlerësohen si të larmishëm, rreth 143 lloje, prej të cilëve 77 janë të përhershëm, 38 janë verues dhe 7 janë shtegëtarë. Nga ta 84 lloj shpendësh janë të lidhur me pyjet, ndersa 59 lloje konsiderohen si shpend  jopyjor.

Ndër gjitarët më të përhapur konsiderohen: ujku, kaprodhi, derr i egër, ariu, lepuri, etj. Nënvizojmë, se ndër vite, nuk ka patur sjellje miqësore ndaj kafshëve nga komuniteti vendor dhe publiku. Ndër rreziqet kryesore të faunës në hapësirën e rrethit të Tiranës mbeten vrasja dhe përndjekja e kafshëve, gjuetia, copëzimi dhe humbja e habitatit, kullotja, zjarret, veprimtaritë industriale si dhe aktivitete të pa licensuara.