PRENOTO FUSHËN E FUTBOLLIT

Emër Mbiemër*

Email*

Numri i Telefonit*

Data dhe ora kur dëshironi të luani (këshillohet nga ora 18:00-22:00)*

Numri i lojtarëve (zgjidh)*

Hapësirë për pyetje

*Kujdes: Të dhënat e mësipërme duhet të jenë të sakta pasi kërkohet kartë identiteti në momentin kur paraqitesh te fusha.
*Lexo rregulloren dhe prit konfirmimin e kërkesës me email.

*Rregullorja:

• Të respektohet orari i prenotimit!
• Personi që ka prenotuar duhet të paraqitet me kartë identiteti.
• Lojtarët duhet të jënë të pajisur më këpucë me taka gome.
• Topi i futbolllit të sigurohet nga vetë lojtarët.
• Këshillohet që ekipi të jetë më uniforma (komplet sportiv ose jelekë dallues).
• Është rreptësisht e ndaluar konsumini i pijeve alkoolike dhe duhanit në ambientet e fushave multisportive.
• Personat të cilët pranojnë të luajnë, mbajnë përgjegjësi në rast dëmtimi të fushës.

FUSHA E FUTBOLLIT

E konceptuar si nje hapësirë sportive dhe rekreative, fusha me bar, do të perdoret për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme si aerbi, crossfit, joga, kampionate futbolli, rregbi dhe mbi të gjitha për ndeshje futbolli për këdo që organizohet në skuadra dhe ka dëshirë të zgjedhë parkun e liqenit dhe jo fushat private për të zhvilluar një ndeshje mes miqsh. Si promotore e jetesës së gjelbër dhe aktive Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë menaxhon dhe mirëmban këtë ambjent, jo vetëm për të rriturit, por edhe për argëtimin e fëmijëve, të cilët mund të luajnë të lirë çdo pasdite.

Për arsye se fusha është me bar natyral, ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme si ujitje çdo ditë, krasitje, sprucim me kimikate për ushqyerjen e barit si dhe zëvendësim pjesor të tij aty ku ka dëmtim. Për këtë arsye është në gjendje të përballojë vetëm disa ndeshje futbolli në javë, përpos aktiviteteve dhe kohës së lirë në dispozicion të fëmijëve.

Për çdo problem dërgoni një email në adresën rezervimepmlat@outlook.com