Ligji nr 139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 41, datë 23.09.2015 “Për riorganizimin e Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve të Qytetit dhe krijimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”.

Detyrat funksionale të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit:

  • Administrimi dhe mirëmbajtja e parqeve memoriale (Varrezat e Dëshmorëve Tiranë dhe Pezë), brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.
  • Zhvillimi, administrimi dhe mirëmbajtja e parqeve rekreative (përfshirë Parkun Zoologjik), historike dhe natyrore brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.
  • Kthimi i parqeve, nëpërmjet planifikimit dhe projekteve, në zona rekreative të frekuentueshme nga çdo grupmoshë.
  • Mbrojtja e kurorave të gjelbërta dhe inspektimi i respektimit të zonave të gjelbërta brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.