Një letër e Erdës, një studente që ka kryer një praktikë pranë APR, që menduam ta ndajmë me publikun:

Intershipi pranë agjencisë tuaj është një nga eksperiencat më të bukura që mund t’i ofrohet një studenteje. Si një agjenci e cila merret me kurorën e gjelbërt të Tiranës, peisazhin e gjelbër dhe parqet, praktika me ju është e përshtatshme për degën ku unë jam duke ndjekur studimet.
Është një mundësi shumë e mirë për mua të ndjek nga afër projekt-idetë e propozuara për këta sektorë të Bashkisë së Tiranës duke marrë eksperiencë me ndikim në formimin tim profesional. Këtu kam mësuar edhe më shumë prej arkitektëve dhe urbanistëve të tjerë. Krahas të qënit afër me shumë projekte zbatimi, kjo është edhe një mundësi shumë e mirë për shkëmbim eksperiencash dhe njohurish në ekip.
Në fillimet e këtij intershipi, mendoja se ndihma ime do të ishte shumë e vogël dhe se do të përfshihesha shumë pak në projektet e agjencisë. Me kalimin e kohës, këtu shtohen projektet dhe pjesa tjetër e arkitektëve më integruan në projektet që mernin përsipër. Kështu, unë krahas shtimit të njohurive të mia, kontribuoj edhe në punët konkrete të agjencisë.
APR është një agjenci që i duhej një vendi si ne. Jam e sigurtë se kjo agjenci mund të bëjë shumë për Tiranën. Përbëhet prej njerëzve të cilët duan të punojnë dhe të kontribuojnë shumë në këtë vend me idetë e tyre. Si një arkitekte e ardhshme, kjo është një nga punët më të bukura, të cilës do t’i dedikohesha pa e menduar dy herë.

Sinqerisht,
Erda Gega, 6 Maj 2016

13173279_561580230696841_9201856842772210675_o